Një tërmet me magnitudë 4 është regjistruar sot në orën 17:17 në rajonin Marche të Italisë.
Tërmeti me epiqendër 3 kilometra nga Montelparo, në provincën e Fermos ra në një thellësi prej 21.6 kilometrash.
Tërmeti është ndjerë dukshëm në komunat fqinje, deri në Macerata, Civitanova Marche, por edhe Ascoli Piceno dhe San Benedetto del Tronto.