Lajme të mira për Zvicrën pasi tre lojtarët më të mirë do të jenë të gatshëm për ndeshjen e radhës në Botëror pasi që janë dënuar vetëm me gjoba në vlerë monetare. FIFA ka dhënë dënimet për Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin dhe Stephan Lichsteiner.Xhaka dhe Shaqiri janë dënuar me nga dhjetëmijë franga, ndërsa me pesëmijë franga zvicerane është dënuar Lichtsteiner.
Por, më keq e kanë pësuar vetë serbët pasi që trajneri Milan Krstajic dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Serbisë, Slavis Kokeza, të cilët u dënuan secili me nga 10 mijë franga. Gjithashtu edhe Federata e Futbollit të Serbisë është dënuar me 54 mijë për sjelljet e këqija të tifozëve gjatë takimit mes Zvirës dhe Serbisë.Kjo ka bërë që të reagojnë mediat serbe duke e quajtur të turpshëm vendimin e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA).
“Turp. Më shumë dënohet Federata jonë se provokimet e Xhakës dhe Shaqirit. Zviceranët i kalojnë sjelljet e këqija të tifozëve më lehtë se ne”, ishin disa prej titujve të mediave serbe. Ndryshe, Xhaka dhe Shaqiri do të mund të paraqiten në takimin e radhës me Kosta Rikën.