Policia Rrugore e Durrësit ka goditur dy raste mitdhënie në tentativë, duke proceduar penalisht dy drejtues automjetesh të cilët tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore.
Gjatë kontrolleve në aksin rrugor Tiranë-Durrës dhe në rrugën “Martin Camaj”, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar dy automjete me drejtues shtetasit Xh. S., 29 vjeç, dhe J. K. Këta shtetas ishin konstatuar nga punonjësit e Policisë me masa administrative të papaguara.
Në momentin e ndalimit, shtetasit Xh. S. dhe J. K. kanë ofruar një shumë parash për të shmangur bllokimin e automjeteve të tyre.
Pas veprimeve të mëtejshme, ata janë proceduar penalisht për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.