Një person është vënë nën hetim nga Policisë Kufitare në Kakavijë pasi tentoi të nxirrte nga Shqipëria një shumë prej 34,700 euro, pa e deklaruar siç parashikon ligji.Gjatë kontrollit në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kontrolluar çantën e shtetases D. B., ku kanë gjetur shumën e eurove të paparaqitur.
Ajo nuk kishte deklaruar asnjë shumë parash, shkelje që ka ngritur dyshime për mosrespektimin e rregullave të ligjit për kalimin e kufirit.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen D. B., banuese në Burrel. Gjithashtu, u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.















