Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane ditën e sotme.
Ai po tentonte të kalonte kufirin drejt Austrisë, kur është ndaluar në Bolzano të Italisë.
Komisariati i Policisë së Bolzanos njoftoi se pas hetimit, shqiptari i arrestuar rezultoi me precedent të mëparshëm kriminal, kryesish për trafik droge.
Pas një hetimi të thelluar, Policia italiane zbuloi se 34-vjeçari shqiptar në vitin 2022, ishte dëbuar nga Autoritetet e Sigurisë Publike të Monzës dhe nga Bari, ishte kthyer në Shqipëri. Prej këtu, së fundmi, ai ishte kthyer në Itali ilegalisht pasi kishte marrë një pasaportë të re shqiptare me të dhëna të ndryshme personale.