Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Tentoi të hynte në qendrat e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër, gazetares i ndodh e papritura: Kishte masa të shumta sigurie, banorët e zonave përrreth na treguan kushtet e vështira të jetesës

1 vit ago
in Aktualitet, Politikë
Tentoi të hynte në qendrat e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër, gazetares i ndodh e papritura: Kishte masa të shumta sigurie, banorët e zonave përrreth na treguan kushtet e vështira të jetesës

Teksa qendrat për pritjen dhe strehimin e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër pritet të bëhen funksionale duke filluar nga 1 gushti, gazetarja Alice Taylor bëri një hulumtim në terren.

Taylor i vizitoi të dyja këto qendra, por pa arritur të hynte në brendësi të tyre.

Hyrja në qendrën pranë portit të Shëngjinit ishte e pamundur për shkak të sigurisë.

“Mbrapa meje është porti i Shëngjinit dhe aty brenda është qendra për emigrantët. Nuk dallohet me kamera dhe pata probleme me oficerin e sigurisë sepse më tha që nuk lejohet dhe më kërkoi të largohesha. Por ai më tha se qendra është e mbyllur. Emigrantët që do të vijnë nuk do lejohen të dalin jashtë. Ka siguri të lartë”,-Alice Taylor.

20 kilometra më larg, në Gjadër, punimet vijojnë.

Me sy mund të dallohen kamionë që hyjnë e dalin në perimetrin e kësaj qendre.

“Qendra e dytë është këtu. Një oficer sigurime më tha se nuk lejohet kamera dhe nuk më dha informacion për qendrën. është një hyrje, ka shumë kamionë brenda dhe jashtë, me gurë dhe rërë. Qendra nuk është gati. Besoj se ka një hyrje tjetër, por nuk e di ku është dhe kam pak frikë sepse siguria është e lartë dhe nuk pranojnë të flasin për gazetarët”,-tha Alice Taylor.

Vendasit që pranojnë të flasin para kamerës, janë të paktë.

Por ata që janë të gatshëm të përgjigjen, thonë se nuk janë të shqetësuar për emigrantët që do të vijnë.

“Për ne nuk prish asnjë lloj pune. Kemi qenë edhe vetë emigrantë në vende të tjera të Bashkimit Europian, ku kemi punuar. Këta emigrantë ndoshta nuk vijnë këtu për të punuar, por neve nuk na prishin punë. Nga kudo që të jenë, në aspektin e racizmit, nuk e shoh si anë negative.”

“Shumë mirë e kanë bërë me këto qendra se edhe ne kemi emigruar dikur. Edhe ata të vijnë. Qeveria ka menduar bukur për ta. Bravo.”

Në qytet ka mbërritur edhe një organizatë nga Italia, e përbërë nga studentë të juridikut, hulumtues dhe disa avokatë.

Në kushtet e anonimitetit, një anëtare ndau me gazetaren Alice Taylor arsyet e vizitës dhe shqetësimet lidhur me këto qendra, të cilat janë kundërshtuar zëshëm nga organizata për të drejtat e njeriut.

“Shqetësimi kryesor është qasja në avokat sepse avokatët do të jenë në Itali. Do të sigurohet komunikim përmes video-telefonatave, por nuk jemi të sigurt si do të kontaktohen njerëzit brenda dhe si do të funksionojë. Do të jetë si një lloj ndalimi, edhe pse jozyrtar.”

Po në kushte anonimiteti, një shtetas afgan, i cili jeton prej një viti në Shëngjin pasi u largua nga vendi i origjinës me ardhjen e talebanëve në pushtet, tregoi përvojën e tij në Shqipëri.

“Sipas asaj që kemi përjetuar prej një viti, është e vështirë që të huajt të jetojnë këtu.”

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i vizitoi këto dy qendra më 5 qershor, së bashku me homologun shqiptar Edi Rama.

Në bazë të protokollit të nënshkruar mes dy qeverive nëntorin e vitit të kaluar, fillimisht pritet të strehohen rreth 3.000 persona, ndërsa në një vit fluksi migrator mund të shkojë deri në 36.000 persona.

TË LIDHURA

Goditi me forcë dyert e Spitalit të Pukës! Hetohet 37-vjeçari nga Kamza.
Aktualitet

Goditi me forcë dyert e Spitalit të Pukës! Hetohet 37-vjeçari nga Kamza.

14:52 | 07/07/2025
Meta i përgjigjet Kryemadhit: Kur të komandon halli, bëhesh Zeqine e SPAK-ut
Politikë

Meta i përgjigjet Kryemadhit: Kur të komandon halli, bëhesh Zeqine e SPAK-ut

14:42 | 07/07/2025
Rama flet për shkarkimet në Vlorë: Të gjithë drejtorët do të jenë të rinj, aplikoni
Politikë

Çlirimi hapësirave publike, Rama: Çdo prokuror territori që tradhton interesin e shtetit dhe qytetarëve, do të referohet në …

13:43 | 07/07/2025
Next Post
Baby G jep një mesazh: Shumë herë tentuan të më ulin poshtë, por nuk ndryshova kurrë

Baby G jep një mesazh: Shumë herë tentuan të më ulin poshtë, por nuk ndryshova kurrë

Përplasi dy automjete të parkuara teksa drejtonte makinën në gjëndje të dehur, arrestohet në flagrancë 51-vjeçari në Korçë

Përplasi dy automjete të parkuara teksa drejtonte makinën në gjëndje të dehur, arrestohet në flagrancë 51-vjeçari në Korçë

Objektet e konfiskuara, Qeveria përcakton rregullat dhe kriteret e funksionimit të Komisionit

Objektet e konfiskuara, Qeveria përcakton rregullat dhe kriteret e funksionimit të Komisionit

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Donnarumma reagon pas dëmtimit të Musialës: Jam i tronditur, s’ishte qëllimi im
Sport

Donnarumma reagon pas dëmtimit të Musialës: Jam i tronditur, s’ishte qëllimi im

by mirseda
15:00 | 07/07/2025
0

Portieri i PSG-së, Gianluigi Donnarumma, ka reaguar pas episodit të ndodhur gjatë çerekfinales së Kupës së Botës...

Loredana po kërkon një lidhje të re pas ndarjes nga Jozi?

Loredana po kërkon një lidhje të re pas ndarjes nga Jozi?

14:55 | 07/07/2025
Goditi me forcë dyert e Spitalit të Pukës! Hetohet 37-vjeçari nga Kamza.

Goditi me forcë dyert e Spitalit të Pukës! Hetohet 37-vjeçari nga Kamza.

14:52 | 07/07/2025
Greqia urdhëron pushime nga puna për shkak të të nxehtit

Greqia urdhëron pushime nga puna për shkak të të nxehtit

14:49 | 07/07/2025
Përmbytjet në Teksas: Midis të vrarëve edhe 27 vajza të një kampi veror

Përmbytjet në Teksas: Midis të vrarëve edhe 27 vajza të një kampi veror

14:46 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com