Pas arrestimit nga policia të 45 vjeçarit Xhemal Loka, efektivët kane hapur telefonin e tij, të cilin ai tentojë ta fshehë menjëherë pas varrimit të të shoqes.
Burime policore bëjnë të ditur për Syri Tv se telefonin ia ka dhënë vajzës për ta fshehur ne mënyrë që të mos binte në duart e policisë.
Nga ekzaminimi që I kanë bërë telefonit gjatë ditës së sotme, aty janë gjetur video kërcënuese dhe fjalë fyese drejtuar bashkëshortes së tij.
Këto janë të dhëna të reja për grupin hetimor, të cilat rëndojnë pozicionin e 45 vjeçarit i cili akuzohet për shkaktim të vetëvrasjes.