Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç që të lirohen menjëherë tre policët e Kosovës që u rrëmbyen më 14 qershor.
Në një njoftim për mediat, DASH thekson se arrestimi dhe ndalimi i tyre i vazhdueshëm për akuza të rreme ka përkeqësuar një situatë tashmë të tensionuar.
“I bëjmë thirrje presidentit Vuçiç dhe qeverisë së Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës të arrestuar më 14 qershor. Arrestimi dhe ndalimi i tyre i vazhdueshëm për akuza të rreme ka përkeqësuar një situatë tashmë të tensionuar”- thuhet në njoftimin e DASH.
Më tej DASH i bën thirrje Serbisë dhe Kosovës që të ndjekin planin trepikësh të përshkruar nga BE-ja dhe të kthehen pa vonesë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.