Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

A do të zhduket feja ndonjëherë?

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil
A do të zhduket feja ndonjëherë?

Një numër në rritje njerëzish në mbarë botën, thonë se besojnë se jeta përfundon me vdekjen –se nuk ka Zot, s’ka jetë të përtejme dhe as ndonjë plan hyjnor. Dhe ky është një opinion që mund të fitojë terren – pavarësisht mungesës së entuziazmit. Në disa vende, pranohet hapur se ateizmi nuk ka qenë kurrë më popullor se sa tani. Sipas një sondazhi të Gallup International me më shumë se 50.000 njerëz në 57 vende të botës, numri i individëve që pretendojnë të jenë fetarë ra nga 77 në 68 përqind ndërmjet viteve 2005-2011, ndërsa numri i atyre që u vetë-identifikuan si ateistë u rrit nga 3 në 13 përqind.

Ateistët sigurisht nuk janë shumicë, por a mund të jenë këto shifra shenjë paralajmëruese e gjërave që do të vijnë më vonë? Është e pamundur të parashikohet e ardhmja, por shqyrtimi i asaj që dihet mbi fenë, mund të lërë të kuptohet se si marrëdhënia jonë me hyjnoren, mund të zbehet në dekadat apo shekuj që do të vijnë.

Studiuesit janë ende duke u përpjekur të kuptojnë disa nga faktorët komplekse që e shtyjnë një individ apo komb drejt ateizmit, dhe në fakt ekzistojnë disa elementë të përbashkët. Pjesë e tërheqjes ndaj fesë, është se ajo ofron siguri në një botë të pasigurt. Prandaj, nuk është e çuditshme që kombet që raportojnë normat më të larta të ateizmit, priren të jenë ato që u ofrojnë qytetarëve të tyre një stabilitet relativisht më të lartë ekonomik, politik dhe ekzistencial.

Kriza e besimit

Japonia, Britania e Madhe, Kanada, Korea e Jugut, Hollanda, Republika Çeke, Estonia, Gjermania, Franca dhe Uruguai (ku shumica e qytetarëve kanë origjinë evropiane), janë të gjitha vende ku feja ishte shumë e rëndësishme një shekull më parë, por që tanimë raportojnë disa nga normat më të ulëta të besimit në botë.

Në këto vende funksionojnë sisteme të fuqishme të sigurisë arsimore dhe sociale, pabarazi e ulët, dhe janë të gjitha relativisht të pasura. Megjithatë, rënia e besimit duket se po ndodh në gjithë botën, duke përfshirë edhe ato vende që janë ende shumë fetare si Brazili, Xhamajka dhe Irlanda.

Përjashtimi i vetëm mund të jetë Irani, por kjo është diçka e ndërlikuar për shkak se laikët në këtë vend mund të jenë duke e fshehur bindjen e tyre. Gjithashtu edhe SHBA-ja, një nga vendet më të pasura në botë, ka ende norma të larta të besimit fetar. (Ndonëse një studim i kohëve të fundit, zbuloi se përqindja e amerikanëve që pohojnë se janë ateistë, u rrit nga 1.6 në 2.4 përqind)

Megjithatë, rënia nuk do të thotë zhdukje e besimit fetar, thotë Ara Norenzajan, psikologe sociale në Universitetin British Columbia në Vankuver të Kanadasë, dhe autore librit ”Zotat e Mëdhenj”. Siguria ekzistenciale është më e gabueshme nga sa duket. Në një moment, çdo gjë mund të ndryshojë:një shofer i dehur mund të vrasë njeriun tuaj të zemrës; një stuhi mund të shkatërrojë një qytet; një mjek mund t’iu diagnostikojë me një sëmundje të pashërueshme.

Ndërsa ndryshimi i klimës do të shkaktojë shumë dëme gjatë në botë gjatë viteve të ardhshme, dhe burimet natyrore do të jenë gjithnjë e më të pakta, atëherë vuajtjet dhe vështirësitë mund të nxisin zellin fetar. “Njerëzit duan t’i shpëtojnë vuajtjeve, por nëse ata duan të dalin nga mjerimi, kanë nevojë të zbulojnë domethënien”- shton ajo Norenzajan. “Për disa arsye, feja duket se i jep kuptim vuajtjes – shumë më tepër se sa çdo ideal apo besim laik që ne njohim”- shton ajo.

Ky fenomen vërehet vazhdimisht në dhomat e spitaleve, apo zonat e katastrofave në mbarë botën. Për shembull, në vitin 2011 një tërmet i fortë goditi Christchurch në Zelandën e Re – një shoqëri shumë laike. Pati një rritje të papritur të besimit tek njerëzit që e përjetuan këtë ngjarje, por pjesa tjetër e vendit mbeti laike si kurrë më parë. Ndërsa ekzistojnë përjashtime nga ky rregull – për shembull, besimi fetar në Japoni pësoi rënie pas Luftës së Dytë Botërore – në pjesën më të madhe të rasteve, njerëzit i përmbahet modelit të Christchurch.

Mendja e Zotit

Por edhe nëse problemet e botës arrijnë të zgjidhen, dhe ne të gjithë do të kemi të gjithë një jetë të barabartë e të qetë, feja ndoshta do të vazhdojë të ekzistojë ende. Kjo për shkak të ekzistencës së një forme hyjnore, që duket se ekziston në neuropsikologjinë e species tonë, një sjellje tonën të çuditshme evolutive, që ka të bëjë me “teorinë e procesit të dyfishtë”.

Sipas kësaj teorie, ne kemi dy forma shumë themelore të mendimit: Sistemin nr.1 dhe atë nr.2. Sistemi i dytë ka evoluar relativisht vonë. Është zëri në kokën tonë – narrator, që duket sikur nuk hesht asnjë herë – që na mundëson planifikimin dhe të menduarit logjik. Nga ana tjetër sistemi nr.1, është intuitiv, instinktiv dhe automatik.

Ky na ndihmon të kërkojmë modele për të kuptuar më mirë botën tonë, dhe kërkuar kuptim për ngjarjet në dukje të rastit, si fatkeqësitë natyrore apo vdekja e njerëzve tanë të dashur. Përveç kësaj ky sistem na ndihmon të “lundrojmë” nëpër rreziqet e botës dhe gjetur një mik, ndaj disa studiues mendojnë se sistemi nr.1 ka mundësuar zhvillimin e feve dhe përjetësimin e tyre.

Zakonet e vështira për t’u zhdukur

Ateistët duhet të luftojnë kundër të gjithë kësaj tradite kulturore dhe evolucioniste. Qeniet njerëzore duan natyrshëm të besojnë, se janë një pjesë e diçkaje më të madhe, dhe se jeta nuk është plotësisht e kotë. Mendjet tona janë të etura për qëllime dhe shpjegime. Nga ana tjetër, shkenca – sistemi që zgjedhin shumë ateistët dhe jobesimtarë për të kuptuar botën natyrore – nuk është një gjë pilulë shumë e lehtë njohëse për t’u gëlltitur.

Shkenca ekziston për të korrigjuar paragjykimet e sistemit nr 1. Ne duhet të pranojmë se Toka rrotullohet, edhe pse ne nuk e përjetojmë vetë këtë ndjesi. Ne duhet të përqafojnë idenë se evolucioni është krejtësisht indiferent, dhe se nuk ka asnjë projekt përfundimtar apo qëllim të universit, edhe pse intuita jonë na thotë ndryshe.

Ne gjithashtu e kemi të vështirë të pranojmë se e kemi gabim, pra t’i rezistojmë vetë paragjykimeve tona dhe ta pranojnë këtë të vërtetë, teksa e kuptojmë se ajo është gjithnjë e më në ndryshim, pasi mblidhen dhe testohen të dhëna të reja empirike.

Për të gjitha këto arsye – psikologjike, neurologjike, historike, kulturore dhe logjistike – ekspertët mendojnë se feja ndoshta nuk do të zhduket asnjëherë. E ruajtur përmes frikës apo dashurisë, ajo është shumë e suksesshme në përjetësimin e vetvetes.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: ateizmiBesimiFezakonetZot

TË LIDHURA

Përdorimi i telefonit në errësirë totale, mund të të dëmtojë sytë përjetësisht
Kuriozitete

Përdorimi i telefonit në errësirë totale, mund të të dëmtojë sytë përjetësisht

22:44 | 13/10/2025
Unaza inteligjente e Samsung fryhet dhe i ngec në gisht, YouTuberi humb fluturimin dhe përfundon në spital
Bota

Unaza inteligjente e Samsung fryhet dhe i ngec në gisht, YouTuberi humb fluturimin dhe përfundon në spital

14:56 | 06/10/2025
Përplasje e re mes Nicki Minaj dhe Cardi B, përfshihen edhe fëmijët
Kuriozitete

Përplasje e re mes Nicki Minaj dhe Cardi B, përfshihen edhe fëmijët

12:52 | 01/10/2025
Next Post
Berisha paralajmëron errësirën: Hajdut Çela u kthye në krye të OSHEE

Berisha paralajmëron errësirën: Hajdut Çela u kthye në krye të OSHEE

Kolegët përkujtojnë Agim Nezën,  promovohen tre librat e tij të fundit

Kolegët përkujtojnë Agim Nezën, promovohen tre librat e tij të fundit

Shpëtim Idrizi: Votat e PDIU-së iu numëruan një partie tjetër

Shpëtim Idrizi: Votat e PDIU-së iu numëruan një partie tjetër







JU REKOMANDOJMË

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025




TË FUNDIT

Juventusi i dërgon avion privat Edon Zhegrovës për ta pasur gati ndaj Fiorentinës
Sport

Juventusi i dërgon avion privat Edon Zhegrovës për ta pasur gati ndaj Fiorentinës

by mirseda
22:29 | 19/11/2025
0

Edon Zhegrova luajti rreth 30 minuta në ndeshjen e fundit të grupeve për kualifikimet e Kupës së...

Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën

Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën

22:07 | 19/11/2025
Punonjësi i FBI-së pushohet nga puna sepse solli flamurin LGBTQ+ në zyrë

Punonjësi i FBI-së pushohet nga puna sepse solli flamurin LGBTQ+ në zyrë

22:04 | 19/11/2025
Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin

Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin

20:58 | 19/11/2025
Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas

Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas

20:36 | 19/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com