Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Të vërtetat e pa rrëfyera rreth Mafies

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Të vërtetat e pa rrëfyera rreth Mafies

 

Kur përmendet fjala Mafia, shumëkujt mund t’i vijnë automatikisht në kujtesë imazhe nga filmi i famshëm “The Godfather” (Kumbari). Por Mafia e vërtetë ka një histori, frymëzim, strukturë organizative dhe fushëveprim të veçantë, detajet e të cilave nuk njihen gjerësisht.

Origjina e Mafies është e mjegullt, por mund të ketë të bëjë me limonët

Mafia që ne e njohim, i ka rrënjët e saj në Siçili. Mafiozët u shfaqën nga gjysma e dytë e shekullit XIX-të, dhe gjatë rreth 150 vjetëve që pasuan u përhapën anembanë botës dhe vunë nën kontrollin e tyre gjithçka. Mbetet në përgjithësi mister, se si është zhvilluar kjo strukturë shumë e organizuar, por sipas hulumtimeve të kryera nga Universiteti i Notingemit në Angli, gjithçka filloi me limonët.

Në fund të viteve 1800, Siçilia ishte duke e kuptuar se kishte gjithçka që nevojitej për të kultivuar një kulturë të vlefshme agrumesh. Ndërsa ishulli përmbante shumicën dërrmuese të pemëve të limonit në Itali, përballej me një sërë problemesh unike. Shtresa e sipërme duke shfrytëzuar dobësinë e shtresës fshatare, dhe mungesën e veçantë të zbatimit të ligjit, u ofrua si një mbrojtëse private për fermerët që kultivonin masivisht limonin.

Don Carlo Vizzini ishte në krye të Mafies, Villalba gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai citohet të jetë shprehur një rast: “Në çdo shoqëri duhet të ketë një kategori njerëzish që i rregullojnë gjërat, kur situatat bëhen të komplikuara. Zakonisht kjo punë i përket funksionarëve të shtetit. Aty ku s’ka forcë të mjaftueshme, kjo realizohet nga individë privatë”.

Origjina e fjalës “Mafia” vjen nga një fjalë arabe, dhe nuk ka lidhje me krimin

Kur pronarët e tokave filluan të bashkëpunonin me skuadrat e mbrojtjes, njësitë e rojeve të pamëshirshme u quajtën Mafia. Grupimet e Mafies ekzistonin jo vetëm në Siçili, por në të gjithë Italinë, dhe ato e morën këtë emër nga një term në zhargon që i ka rrënjët e tij në përzierjen e dialektit siçilian dhe gjuhës arabe. Rrënja fillimisht nuk kishte të bënte me krimin, frikën, përkundrazi nënkuptonte diçka përgjatë linjave të “veprimit si një mbrojtës kundër arrogancës së të fuqishmëve”, të paktën, sipas shkrimtarit dhe studiuesit të historisë së Mafies, Selwyn Raab.

Mafia mund të jetë frymëzuar nga një organizatë sekrete

Beati Paoli, ishte një shoqëri siçiliane e formuar në shekullin XII-të. Shumica e asaj që dimë mbi të vjen nga Francesco Maria Emanuele, Marezi i Villabianca-s, dhe historia thotë se shoqëria u formua në kundërpërgjigje të represionit nga shtresa e fisnikëve. Ata jo vetëm që rekrutonin cilindo në kauzën e tyre, por krijuan një lloj hierarkie që të kujtonte një oborr mbretëror.

Ata rregulluan shërbimet e mbrojtjes, morën me qira vrasës me pagesë, ndërsa kishin një bodrum të nëndheshëm poshtë godinës së një kishe në Palermo, ku kryenin ritualet e tyre sekrete, mbi të cilat nuk ka shumë detaje.

Mafia ndihmoi zbarkimin e forcat aleate në Itali gjatë Luftës së Dytë Botërore, sot pengon sulmet e ISIS-it

A keni dëgjuar ndonjëherë thënien, “armiku i armikut tim, është miku im?” Kjo është pikërisht ajo që ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore, me aleancën më të çuditshme: mafies dhe forcave ushtarake aleate – që ndryshoi jo pak rrjedhën e luftës. Aleatët e quajtën “Operacioni Underworld”, dhe filloi me shkatërrimin misterioz të asaj që atëherë ishte anija më e madhe luksoze në botë: Normandia.

Aleatët ishin të sigurt se ngjarje ishte një sabotim nazist. Për të shmangur dështimin e zbarkimit në jugun e Italisë, ata morën konstante me dy mafiozët e njohur në SHBA, Meyer Lansky dhe Lucky Luciano. Falë informacioneve nga këta të fundit, aleatët mundën të zbarkojnë me sukses dhe të pushtojnë Siçilinë.

Ndërkohë vitet e fundit Mafia është përfshirë çuditërisht në luftën antiterror ndaj ISIS-it. Në vitin 2015, Giovanni Gambino, djali i bosit të shquar të Mafies amerikane, John Gambino, lëshoi një deklaratë drejtuar ISIS në prag të sulmeve të Parisit. Ai theksoi se Shteti Islamik kishte frikë nga fuqia e organizatës siçiliane, dhe pikërisht për këtë arsye nuk kishin fituar kurrë ndonjë pikëmbështetje atje. Gambino shtoi: Mafia ka një reputacion të keq, por shumë nga etiketimet nuk janë të merituara. Si çdo gjë tjetër në jetë, ajo ka pjesë të mira, të këqija dhe të shëmtuara – rritja e terrorizmit global i jep Mafies një shans për të treguar anën e saj të mirë!”.

Mafia ka Dhjetë Urdhëresat e veta

Në vitin 2007, në Itali arrestohet bosi i bosëve të Mafies, Salvatore Lo Piccolo. Dokumentet e gjetura gjatë arrestimit të tij, hodhën dritë mbi shumicën e aktivitetit të brendshëm të Cosa Nostra-s, dhe hetuesit mësuan se nganjëherë, jeta e tyre reale është vërtet si filma. Të shtypura në një letër, u gjetën Dhjetë Urdhëresa mbi jetën brenda Cosa Nostra-s, dhe ato ishin mjaft të drejtpërdrejta.

Një ndërmjetës i palës së tretë, duhet gjithmonë të bëjë prezantimet ndërmjet anëtarëve. Mos shihni gratë e shokëve. Mos rrini me policët. Mos frekuentoni baret. Rrini gjithnjë në gatishmëri të ndonjë urdhri…pa marrë parasysh se çfarë është ai. Premtimet s’duhet të shkelen kurrë. Gratë duhet të respektohen. Tregoni gjithnjë të vërtetën kur pyeteni për të.

Mos merrni para nga familje të tjera. Dhe askush që ka ndonjë lidhje me policinë, nuk lejohet të bëhet pjesë e Cosa Nostrës, në të kundërt ky është një tregues i qartë se nuk keni moral. Kurrë më parë, nuk është folur mbi moralin në një formë të tillë kërcënuese.

Ata fitojnë para në mënyra që nuk ju shkon mendja kurrë

Në vitin 2015, policia italiane ndërmori një operacion të çuditshëm. Gazetat folën për goditjen e një rrjeti të trafikimit të rrobave, dhe aktiviteti drejtohej nga Mafia e Camorra-s. Ata merrnin veshjet e dhuruara për njerëzit në nevojë, dhe në vend të destinacionit fillestar i dërgonin ato jashtë shtetit, për t’i shitur ato në tregjet evropiane dhe afrikane.

Këtë vit, autoritetet u përfshinë nga paniku i trafikimit të një vaji të rremë ekstra të virgjër të ullirit, me një fitim marramendës prej 17 miliardësh dollarësh. Kujdesi shëndetësor dhe mashtrimet me siguracionet, janë gjithashtu një burim i madh të ardhurash për Mafien, dhe në vitin 2013, një klan mafioz italian u hetua për inskenimin e qindra aksidenteve rrugore çdo vit, për të vjedhur miliona euro nga kompanitë e sigurimit.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: ISISlimonetmafiaorganizatërrefyerasekretete vertetat

TË LIDHURA

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë
Aktualitet

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025
Makina shpërthen në flakë në ecje, zbardhen dyshimet e para
Aktualitet

Makina shpërthen në flakë në ecje, zbardhen dyshimet e para

17:57 | 13/06/2025
Shqiptari godet me thikë maqedonasin për arsye xhelozie
Aktualitet

Shqiptari godet me thikë maqedonasin për arsye xhelozie

17:55 | 13/06/2025
Next Post
Misteri rus në Shqipëri; Si Moska po ndikon në Ballkan përmes blerjes së mediave

Alarmohet BE: Ballkani gjendet nën presionin e propagandës ruse

Çfarë ka ndodhur më 25 tetor?

Çfarë ka ndodhur më 25 tetor?

Shtypi i ditës, 25 tetor 2017

Shtypi i ditës, 25 tetor 2017

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë
Aktualitet

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

by mirseda
19:15 | 13/06/2025
0

Etleva Ruçi, një nënë dhe mësuese e përkushtuar në Gjimnazin “Petro Nini”, kërkon ndihmën e shqiptarëve. Pas...

Kujdes nga pickimet! Mjekja tregon çfarë duhet të dini

Kujdes nga pickimet! Mjekja tregon çfarë duhet të dini

19:11 | 13/06/2025
Gjysma e shqiptarëve kanë pagë bruto më pak se 62 mijë lekë

Gjysma e shqiptarëve kanë pagë bruto më pak se 62 mijë lekë

18:07 | 13/06/2025
Cristiano Ronaldo i jep një leksion tifozit të pasjellshëm, truproja e pa duke qeshur

Cristiano Ronaldo i jep një leksion tifozit të pasjellshëm, truproja e pa duke qeshur

17:59 | 13/06/2025
Makina shpërthen në flakë në ecje, zbardhen dyshimet e para

Makina shpërthen në flakë në ecje, zbardhen dyshimet e para

17:57 | 13/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com