Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë në Fier pranë një qendre tregtare.
Në pamjet e siguruara nga News24 shihet se si efektivët e “Operacionales” kanë blinduar zonën.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit që pas ka degraduar në të shtënat me armë.
Ende nuk dihet nëse ka persona të plagosur apo viktima.












