Konferenca e Kryetarëve të grupeve dhe komisioneve parlamentare është përfshirë në debate në takimin e sotëm që i paraprin seancës plenare.
Shkak është bërë deklarata e demokratit Gazment Bardhi, i cili kërkoi edhe këtë të hënë shkarkimin e Niko Peleshit si kryetar i Kuvendit
DEBATI
Gazment Bardhi: Ju sjell në vëmendje se keni detyrim të thërrisni Këshillin e Legjislacionit për kërkesën e PD-së për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit. Thirrja e Këshillit është detyrim që ju duhet ta respektoni.
– Kemi sjellë edhe një kërkesë për ripërsëritjen e seancës së 12 shtatorit. Kalimi pa debat, kemi arsyetuar se është në shkelje të Kushtetutës dhe Rregullores. Ju duhet ta përfshini atë kërkesë.
– Çështja e 3-të. Ne kemi dorëzuar një kërkesë për Mocion me Debat mbi programin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme. Në bazë të Rregullores do duhej që ky mocion me debat të ishte përfshirë në këtë mbledhje të Konferencës së Kryetarëve. Sot skadon dita e 3-të e afatit siç e parashikon Rregullorja dhe deri tani ne nuk kemi njoftim për mbledhje tjetër.















