Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Të rinj, “çojuni dhe bjeruni” se po na falimentojnë si komb

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Të rinj, “çojuni dhe bjeruni” se po na falimentojnë si komb

Nga Altin Hazizaj/Gjatë gjithë kësaj jave kam qenë në lëvizje nga një qytet në tjetrin për t’u takuar me fëmijë dhe të rinj aktivistë të të drejtave të fëmijëve!  Nuk jam i sigurt nëse ishte mënyra sesi ne i qasemi punës së përbashkët që bëmë në çdo qytet apo koha në të cilën jetojmë, por nuk kam parë e dëgjuar asnjëherë që një grup i tërë shoqëror (fëmijë dhe adoleshentë) të duan të ikin një sahat e më parë nga ky vend!

Nuk më ka qëlluar asnjëherë më parë që fëmijët në grup të kenë kaq shumë mllef kundër shkollave, mësuesve dhe institucioneve dhe padrejtësive që iu bëhen atyre si fëmijë apo familjeve të tyre!

Nuk më kishte qëlluar asnjëherë që fëmijët bashkë në kor të thoshin që rrogat e prindërve nuk iu mjaftonin në familje që të kishin një jetë normale!

Duke u kthyer dje vonë në darkë nga Peshkopia e largët për shkak të rruges, nuk mund të hiqja dot nga mendja fjalët e një vajze: unë po u ankova për mësuesen time, ajo nuk do të më dëmtoje vetëm mua, por të gjithë familjen time! Unë mbase edhe largohem? Po familja ime? Po vëllai im? Çfarë do bëjnë ata?

Çfarë bote po ndërtojmë për fëmijët?

Familjet varen aq shumë nga pushteti, sidomos kur del nga Tirana, dhe mundësia e vetme që njerëzit kanë është ose të punojnë për shtetin ose ta kenë mirë me të!

Hakmarrja, përjashtimi, ndëshkimi dhe përbaltja apo urrejtja që njerëzit që drejtojnë pushtetin publik në këtë vend tregojnë jo vetëm mungesën e gëzimit të lirive individuale, por mbi të gjitha kontrollin që ata i bëjnë jetëve të njerëzve.

Nëse në komunizëm ishin këta njerëz që të fusnin në burg, sot janë ata që të lënë pa bukën e gojës! Si mund t’ia shpjegojë një prind vajzës ose djalit të tij që lufta për liri dhe barazi është përpjekja që ne bëjmë për të “zhdukur” njerëz të tillë nga pushteti dhe kontrolli që ata ushtrojnë në jetët tona, kur në fakt buka dhe e ardhmja e atij fëmije varen nga aksesi, qasja apo lidhja që prindi ka me këta njerëz?!

Modeli i njeriut në qeveri dhe në pushtet është ai i “gjëmës” dhe jo i përuljes, i respektit apo i mbështetjes së qytetarit! Mu kujtuan sa e sa raste miqsh e mikeshash që punojnë për shoqërinë civile serioze anembanë Shqipërisë dhe që më kanë treguar për kërcënimet që ju bëhen atyre tek fëmijët, bashkëshortet/et, me mbyllje të punës etj., etj!

Pushtet i zaptuar që vetëm dëmton, prish e shkatërron, që ofron mundësi vetëm për pak dhe jo për të gjithë, nuk është një qeverisje e mirë për askënd! Pas 4 apo 8 vjetësh kur të ikë apo të ikin një shpurë e të vijë një tjetër, të parët janë po kaq të kërcënuar nga të dytët dhe përçudnimi që i bëhet pushtetit vetë viktima mund të shkaktojë!

Kjo ka ndodhur e kjo po ndodh në këtë Shqipërinë tonë të mjeruar, jo nga qytetarët, por nga soj e sorollop pushtetar që sot qeveris në emrin tonë! “Pushtetari” i sotëm si në koncept ashtu edhe në përmbajtje ka mbetur i njëjtë me atë pushtetarin e pështirë të kohës së komunizmit apo edhe të kohës së Zogut!

I vogël, meskin, b…lëpirës për ata që nuk i kontrollon dot, hakmarrës, idhnak, përdhunues, mashtrues, brekëgrisur, urryes apo dhe vrasës! Nuk ka thuajse asgjë pozitive që të shoqërojë këta pushtetarët tanë, që të kujtojnë vetëm cubat e idhnuar që në vend të pajtimit, nxjerrin thikat deri sa të vrasin njëri-tjetrin!

Rreth tre javë më parë takova ministrin për Evropën të Gjermanisë. Ishte i habitur, por edhe i revoltuar për salltanetet që i bëhen politikanëve shqiptarë: unë kur jam në makinën e ministrit, as ma hap derën kush, as më begenis kush e jo më të kem makina policie, që më shoqërojnë! Njerëzit presin nga unë që t’iu shërbej e jo të më bëjnë ata mua salltanete!

Sot në mëngjes teksa mendoj ende për fëmijët që kam takuar, nuk guxoj të mendoj që t’i them fëmijëve dhe të rinjve “çojuni dhe bjeruni” sepse dikush, për të mos thënë gjithkush me pushtet, do t’i lërë ata e shumë të tjerë pa bukën e gojës! Në fakt thirrjen e kam për veten e shumë e shumë prindër e njerëz të çliruar nga prangat e pushtetit: Le te bëjmë diçka sa nuk është tepër vonë!

Tags: “çojunibjeruni” seFalimentojnëkombrinj

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Foto/Presidenti Meta tregon se ku do i kalojë pushimet

Foto/Presidenti Meta tregon se ku do i kalojë pushimet

Përzgjedhjen e bëjnë lojtarët, prandaj Argjentina nuk fiton trofe

Përzgjedhjen e bëjnë lojtarët, prandaj Argjentina nuk fiton trofe

(VIDEO) A do të mbajë kush përgjegjësi për viktimat e drejtësisë së munguar?!

(VIDEO) A do të mbajë kush përgjegjësi për viktimat e drejtësisë së munguar?!







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com