Liverpool është duke kalua një formë fantastike këtë sezon, duke u shpallur kampion dimri dhe janë të vetmit të pamposhtur në Premier Lague. Por kjo nuk mjafton sipas trajnerit gjerman, Jurgen Klopp. Ai kërkon që skuadra të përmirësohet në gjysmën e dytë të sezonit, nëse duan që ti lënë pas rivalët për titull.
Nëse skuadra i ka kaluar pritshmëritë e këtij sezoni deri tani, Klopp u shpreh: “ Nuk kam shumë pritshmëri. Unë kërkoj nga lojtarët të bëjmë sa më shumë të jetë e mundur për të fituar ndeshjet. E dija për potencialin e ekipit tim, por nuk e dija se si do të funksiononin së bashku. Ju nuk mendoni për dhjetorin kur filloni në qershor, por sigurisht kur jeni të pamposhtur në dhjetor është ndryshe, nuk është diçka që e kam përjetuar shumë shpesh. A e prisja këtë? Jo në të vërtetë. A mendova për ndonjë humbje kur fillova në qershor? Jo një.
Ne kemi bërë shumë mirë deri tani dhe ne duhet të bëjmë edhe më mirë që tani e tutje, sepse të gjitha ekipet e tjera po bëjnë vërtet mirë. Kjo është sfida për ne, të jemi të fokusuar dhe të suksesshëm sa më shumë të jetë e mundur. Në këtë moment atmosfera duket mjaft pozitive, ne duhet të sigurohemi që ajo të mbetet ashtu.”
Klopp beson se gara e titullit nuk do të kufizohet në një luftë dypalëshe mes Liverpulit dhe Manchester City, pasi edhe Chelsea është në garë, për të mos harruar Tottenhamin që shkatërroi Evertonin të dielën 6-2. Gjithashtu Klopp konfirmoi se Trent Alexander-Arnold është kthyer në stërvitje të plota pas një dëmtimi në këmbë dhe do të jetë gati për ndeshjen e radhës.