Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Të keq-arsimuar, por jashtëzakonisht të suksesshëm

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Të keq-arsimuar, por jashtëzakonisht të suksesshëm

https://www.facebook.com/tiranatodaycom/videos/357010318077045/

Arsimimi është i rëndësishëm, dhe askush nuk e mohon këtë fakt. Kryesisht, sa më shumë shkollim që merrni, aq më të suksesshëm do të jeni në drejtimin që keni zgjedhur në jetë. Në përgjithësi, njerëzit që e braktisin shkollën ose marrin një arsimim minimal, janë të përcaktuar të kenë një jetë jo fort të lehtë. Të paktën, ky është perceptimi i zakonshëm. Por përgjatë historisë kanë ekzistuar dhe ekzistojnë edhe njerëz tejet të suksesshëm, që bëjnë përjashtim nga ky rregull.

Miliarderi John D. Rockefeller

Para se të bëhej ndoshta njeriu më i pasur në histori (duke patur parasysh edhe inflacionin), John Rockefeller ishte djali modest i një artisti që nuk merrej dhe aq seriozisht nga të tjerët, dhe i një gruaje që kishte vetëm diplomën e shkollës së mesme. Megjithëse pati njëfarë arsimimi, kur ishte 15-vjeç, Rockefeller vendosi të braktiste shkollën dhe niste një karrierë – me qëllim fitimin e plot 100 mijë dollarëve gjatë gjithë jetës së tij.

Sigurisht ai e realizoi atë mision, madje duke e tejkaluar atë. Rockefeller bëri epokë në industrinë e naftës, duke themeluar kompaninë e famshme “Standard Oil”, dhe duke krijuar një monopol në industrinë e naftës. Në vitin 1902, pasuria e Rockefeller-it kishte një vlerë prej 200 milionë dollarësh me kursin e kohës, dhe para vdekjes ai do të grumbullonte një pasuri prej më shumë se 1 miliardë dollarësh, e gjitha kjo pa pasur as diplomën e shkollës së mesme.

Henry Ford, industrialist dhe sipërmarrës

Pak njerëz në histori, kanë mishëruar më shumë konceptin e njeriut të vetëpunësuar, sesa Henry Ford – njeriu që mbahet mend për krijimin e industrisë moderne amerikane të prodhimit të makinave. Ford kishte një arsimim të kufizuar formal, pasi kishte lindur në një fermë jashtë Detroitit, ku ndihmonte babanë e tij, që besonte se i biri do të merrte një ditë drejtimin e fermës. Në vend të kësaj, Ford u largua nga shtëpia në moshën 17-vjeçare, dhe u bë nxënës i një mekaniku makinash në Detroit, një profesion që do ta lejonte të hidhte bazat për t’u bërë një ditë një industrialist i pasur dhe i suksesshëm. Pavarësisht se s’kishte asnjë arsimim të plotë, Ford krijoi linjën e mekanizuar të prodhimit të makinave.

Mark Twain, shkrimtar dhe mendimtar

Ndoshta shkrimtari dhe humoristi më i dashur amerikan në histori, Mark Twain, u bë i famshëm për krijimin e karaktereve klasike të Tom Sawyer dhe Huckleberry Finn. Në fakt, aventurat e Huckleberry Finn, konsiderohen nga shumë njerëz si “romani i madh amerikan”. Jo keq, për një djalosh që kishte një arsimim minimal.

Kur Twain ishte vetëm 18- vjeç, punoi si shtypës në shtypshkronjë në qytete si Nju Jorku, Filadelfia dhe Sent Ljuis, duke kaluar mbrëmjet në bibliotekat publike. Lexoi gjithçka që mund t’i binte në duar para se të bëhej, mes shumë të tjerash, pilot i një anijeje me avull. Ai vazhdoi të punonte aty derisa shpërtheu Lufta Civile, dhe pas një shërbimi të shkurtër në ushtrinë e Konfederatës, filloi të udhëtonte në mbarë vendin, duke shkruar gjatë gjithë kohës. Twain shërben si një dëshmi e qartë, se mendja thjesht nuk mund të mësohet.

William Shakespeare, poet dhe dramaturg

Tani një nga emrat më të famshëm në histori, William Shakespeare, prodhoi disa nga veprat më të dashura që bota ka njohur ndonjëherë, nga Romeo dhe Xhulieta tek Makbethi. Por nuk dihet shumë mbi jetën e hershme të Shekspirit; në fakt nuk ekziston as ndonjë regjistër që të sugjerojë se ai ka marrë më shumë sesa një arsimim formal.

Studiuesit kanë sugjeruar se ai mund të ketë ndjekur Shkollën e Re të Mbretit, por ata gjithashtu besojnë – bazuar tek disa nga shkrimet e tij – se nuk ka shkuar në asnjë shkollë pas moshës 13-vjeçare. Një fakt shumë i çuditshëm, për një njeri që veç kryeveprave që la pas, shpiku më shumë se 1700 fjalë të reja të gjuhës angleze.

Winston Churchill, kryeministër dhe udhëheqës i Britanisë në Luftën e Dytë Botërore

Një nga figurat më të mëdha politike të shekullit XX, Winston Churchill lindi në gjirin e aristokracisë. Prandaj nuk është e habitshme se pse ngjiti shkallët e karrierës, për të drejtuar Mbretërinë e Bashkuar drejt fitores gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dhe fakt është se ish-kryeministri britanik, e arriti këtë edhe pse kishte një arsimim të kufizuar.

Churchill-it, që vinte nga një familje e mirë, iu dha mundësia për arsimimin më të mirë në dispozicion. Por kjo nuk do të thotë se ai qe një student i mirë. Përkundrazi, pati rezultate shumë të dobëta në universitet, shpesh duke u ndëshkuar për rekordin e tij të turpshëm akademik.

Shërbimi i tij ushtarak, u pengua edhe nga performanca e tij e dobët në universitet. Ai u detyrua të aplikonte 3 herë në Kolegjin Ushtarak Mbretëror, dhe u pranua vetëm pasi aplikimit për në regjimentin e kalorësisë dhe jo këmbësorisë, pasi kërkesat tek ky i fundit ishin më të pakta, dhe nuk përfshinin lëndën e matematikës.

Abraham Lincoln, ish-president i SHBA-së

Ndoshta presidenti më i popullor në historinë e SHBA-së, Abrahami Lincoln, udhëhoqi kombin përmes epokës ndoshta më të vështirë të historisë së vendit. Por njeriu që mbajti fjalimin e Getisburgut, dhe i dha fund skllavërisë në SHBA – megjithëse jo përmes Deklaratës së tij të Emancipimit – nuk kishte ndonjë arsimim të konsoliduar.

Lincoln qe më shumë i vetë-arsimuar, edhe pse në moshë të re kishte në fakt reputacionin e një njeriu dembel. Por kjo nuk e pengoi atë të fillonte një karrierë në politikë në të njëzetat e tij të hershme, dhe të pranohej në parti, pasi mësoi jurisprudencën në kohën e tij të lirë. Duket se Lincoln qe një “magjistar” politik. Dhe nëse tregimet për të janë të vërteta, ai në thelb shkëlqeu në karrierën e tij politike, nëpërmjet leximit nën dritën e qiririt, mbi tavolinën e tij të vogël prej druri.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: edukimjashtëzakonishtTë keq-arsimuartë suksesshëm

TË LIDHURA

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës
Kryesore

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Dështon sërish “skifteri” serial në Shkodër! Pas Postës Shqiptare, tenton të grabisë një market
Aktualitet

Dështon sërish “skifteri” serial në Shkodër! Pas Postës Shqiptare, tenton të grabisë një market

20:17 | 06/02/2026
Tentoi të grabiste zyrën e Posta Shqiptare në Shkodër, autori ende i paidentifikuar
Aktualitet

Tentoi të grabiste zyrën e Posta Shqiptare në Shkodër, autori ende i paidentifikuar

20:08 | 06/02/2026
Next Post
Arrestohen “të fortët” e Durrësit, anëtarë të bandës …

Arrestohen “të fortët” e Durrësit, anëtarë të bandës ...

Qetësia “e frikshme” e kampionatit dhe Refik Resmja

Qetësia “e frikshme” e kampionatit dhe Refik Resmja

Mësimi nuk ka filluar akoma për nxënësit në fshatin Kullë, ja çfarë bëjnë mësuesit e tyre

Mësimi nuk ka filluar akoma për nxënësit në fshatin Kullë, ja çfarë bëjnë mësuesit e tyre







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026




TË FUNDIT

Qindra milionë euro abuzim me tendera, “Le Figaro” jehonë çështjes “Balluku”
Analizë

Qindra milionë euro abuzim me tendera, “Le Figaro” jehonë çështjes “Balluku”

by mirseda
12:08 | 07/02/2026
0

Vendimi i marrë një ditë më parë nga Gjykata Kushtetuese, pas votimit për rrëzimin e kërkesës së...

Takim i liderëve në Uashingon, çfarë pritet të ndodhë me Bordin e Paqes

Takim i liderëve në Uashingon, çfarë pritet të ndodhë me Bordin e Paqes

11:15 | 07/02/2026
Komisioneri i KE për vizitën në Shqipëri: Reforma në Drejtësi ka ndihmuar sfidat europiane

Komisioneri i KE për vizitën në Shqipëri: Reforma në Drejtësi ka ndihmuar sfidat europiane

10:55 | 07/02/2026
DW: Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut. Mbledhja maratonë zgjati 10 orë

DW: Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut. Mbledhja maratonë zgjati 10 orë

08:29 | 07/02/2026
“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë

23:06 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com