Lideri i opozitës, Sali Berisha, tha se për të gjithë pensionistët, biznesi i vogël, cdo gjobë për ujë e drita, cdo kamatë do të amnistohet.
Berisha tha se kjo do të realizohet 2 muajt e parë të qeverisjes së PD.
“Unë e di se nesër do u bien borive, ky po fal gjobat, po shkel ligjet. Por ka një moral këtu. Ata gjobisin një fshatar nga Zallherri pse ka meremetuar catinë pa leje, kurse këtij që ndërton pallat 13-katësh pa leje ja legalizojnë, këtij ja falin.
Do të marrin fund këto. Do të jemi të barabartë para ligjit. Cdo gjobë, për ujë e drita, IKMT, cdo kamatë.