Unioni i Sindikatave të Shqipërisë dhe Koalicioni Shqiptar për të Drejtat në Punë do të organizojnë më 1 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, një manifestim qytetar dhe sindikal për të ngritur zërin për të drejtat e punëtorëve në Shqipëri.
Ky manifestim do të shërbejë si një mundësi për të theksuar çështjet që prekin çdo ditë jetën e punëtorëve shqiptarë. Në fokus të manifestimit do të jenë një sërë tematikash, kryesisht kostoja në rritje e jetesës, apo problematika e emigrimit masiv të fuqisë punëtore.