Deklaratave të forta që ka bërë ish-trajneri i Luftëtarit dhe trajneri aktual i Kukësit, pas përfundimit të ndeshjes mes këtyre ekipeve. Ku i cilëson si jokorrektë drejtuesit gjirokastritë dhe se nuk e kanë paguar për 3 muajt e fundit, dhe se për këtë çështje është duke vazhduar gjyqin në UEFA. I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit gjirokastrit i kontaktuar nga p.sport, ka hedhur një lum akuzash mbi serbin.
Grigor Tavo është shprehur se: “Nga gjithë të pavërtetat që foli pas ndeshjes, ka vetëm diçka që duhet thënë. Nuk i kam dhënë rrogën e fundit, sepse nuk u paraqit në punë.
Ishte nën kontratë edhe një vit dhe duhet të vazhdonte si trajner i Luftëtarit. Por, Milinkoviç është një bukëshkalë, që e ka humbur totalisht respektin tim dhe të gjirokastritëve të vërtetë. Iku si një mosmirënjohës, duke mos zbatuar kontratën që kishte me klubin. Thjesht është një serb bukëshkalë, që shkoi te Kukësi për 1 mijë euro më shumë”.