Talenti nga Kosova Blendi Idrizi nënshkroi kontratën e tij të parë si profesionist me “mbretërorët” gjermanë të Shalke 04-ës. 23-vjeçari u bashkua me skuadrën e parë nga rradhët e ekipit U23. Tani ai pritet të jetë pjesë e grupit të lojtarëve që do të kërkojnë të sjellin përsëri suksesin në klub me shumë të porsaardhur tek Shalke.
Blutë e veriut ranë nga kategoria e parë gjermane në atë të dytën sezonin që sapo u mbyll dhe do të kërkojnë në mënyrë të padiskutueshme asgjë më pak se ngjitjen direkte sërish në të parën, nisur nga buxheti, reputacioni dhe fanella.
Edhe pse në kategorinë e dytë, kalimi tek Shalke i një talenti shqiptar do të thotë shumë, pasi Shalke është një nga klubet elitare në Gjermani./ Tirana Today