Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Takimi i qeverive Rama – Kurti, këto janë marrëveshjet që pritet të nënshkruhen

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë, Rajoni
Të mërkurën mbledhja dy qeverive Shqipëri-Kosovë, Rama dhe Kurti për herë të parë përballë njëri-tjetrit pas propozimit për Asosacionin

Në Gjakovë nesër do të mbahet mbledhja e nëntë me radhë e dy qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo është e treta mbledhje që mbahet në mes të Qeverisë Kurti dhe asaj Rama. Deri tani nga takimet e përbashkëta të qeverive Kosovë-Shqipëri janë arritur 41 ujdi, të cilave pritet t’u shtohen edhe 10 të tjera në fushën e drejtësisë, shëndetësisë, bujqësisë, arsimit e mbrojtjes.

Këshilli i ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, pritet të nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, në mbledhjen e radhës mes dy qeverive, e cila pritet të mbahet të mërkurën (14 qershor), në Gjakovë.

Një draft-marrëveshje e cila pritet të nënshkruhet nga të dyja palët, saktësisht nga ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja dhe ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Në draft-marrëveshje thuhet se Kosova dhe Shqipëria bien dakord për nënshkrimin e kësaj marrëveshje, duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe me qëllim për të thjeshtësuar procedurat për ushtrimin e profesioneve të avokatisë dhe ndërmjetësimit, në zgjidhjen e problemeve.

Aty thuhet se marrëveshja ka për qëllim njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, në territorin e Republikën e Kosovës, nga personi që e ka fituar këtë të drejtë në Republikën e Shqipërisë, si dhe anasjelltas.

“Marrëveshja ka si objekt përcaktimin e rregullave të zbatueshme në mundësimin e njohjes së të drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në të dy vendet, si dhe të të drejtave dhe detyrimeve që Palët marrin përsipër për arritjen e qëllimit, sipas nenit 1 të kësaj Marrëveshje”.

Sipas draft-marrëveshjes, personi që ka fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit të avokatit në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin e këtij vendi, ka të drejtën të ushtrojë këtë profesion në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas, në përputhje me parashikimet e nenit 5 të kësaj marrëveshje.

Po ashtu, theksohet se personi që ka fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit të ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin e këtij vendi, ka të drejtën të ushtrojë këtë profesion në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas, në përputhje me parashikimet e nenit 5 të kësaj marrëveshje.

Ndërsa, sa i përket kushteve për ushtrimin e profesionit, thuhet si në vijim:

Personi që kërkon të ushtrojë profesionin në vendin tjetër, sipas nenit 3 dhe 4 të kësaj Marrëveshje, duhet të vërtetojë se zotëron njohuri të mjaftueshme të së drejtës së zbatueshme në atë vend.

Për të vërtetuar zotërimin e njohurive, personi zgjedh një nga alternativat e mëposhtme:

a) kalimin me sukses të një provimi për testimin e njohurive, të organizuar sipas marrëveshjes teknike të lidhur për këtë qëllim;

b) ndjekjen e një trajnimi të organizuar nga Dhomat, sipas marrëveshjes teknike të lidhur për këtë qëllim;

c) ushtrimin e profesionit në mënyrë të rregullt dhe efektive, në bashkëpunim me, përkatësisht një studio avokatie ose ndërmjetës në territorin e vendit tjetër, për jo më pak se 6 muaj.

Personit që kërkon të ushtrojë profesionin në vendin tjetër, sipas nenit 3 dhe 4 të kësaj Marrëveshje, vetëm në raste individuale, i njihet kjo e drejtë me miratimin e organit të parashikuar nga legjislacioni i vendit përkatës. Nëse legjislacioni nuk përmban parashikime në lidhje me rregullimin e kësaj të drejte, miratimi jepet nga Dhoma përkatëse.

Gjithnjë sipas draft-marrëveshjes, avokati dhe ndërmjetësi në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, të cilit i njihet e drejta e ushtrimit të profesionit në vendin tjetër, gëzon të gjitha të drejtat dhe merr përsipër të gjitha detyrimet, sipas legjislacionit të atij vendi.

“Dhomat përkatëse të Palëve lidhin marrëveshje teknike për rregullimin e hollësishëm të çështjeve të mëposhtme:

a) anëtarësia, e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në organet drejtuese të Dhomës/Odës, si dhe pagesa e kontributit të anëtarësisë;

b) deklarimi i të dhënave, të cilat sipas legjislacionit të vendit ku ushtron veprimtarinë duhet të deklarohen, si dhe çdo ndryshim i tyre;

c) sigurimi i përgjegjësisë profesionale;

ç) ndjekja e trajnimeve vazhduese;

d) procedimi disiplinor dhe masat disiplinore deri në heqjen e së drejtës për ushtrimin e profesionit në atë vend, si dhe mënyra e njoftimit të tyre;

dh) mënyra e njoftimit dhe komunikimit të pezullimit ose heqjes së titullit.

Marrëveshjet teknike, sipas pikës 1 të këtij neni, lidhen sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se ____ muaj nga hyrja në fuqi e kësaj Marrëveshjeje”, thuhet më tej në draft-marrëveshjen e siguruar nga “Betimi për Drejtësi“.

Aty thuhet se Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë dhe Oda e Avokatëve të Kosovës bashkëpunojnë ngushtësisht për zbatimin e kësaj marrëveshje dhe për rritjen e kapaciteteve profesionale të avokatëve që ushtrojnë profesionin në të dy vendet, sipas marrëveshjeve teknike që lidhin ndërmjet tyre.

Po ashtu, Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve dhe Oda e Ndërmjetësuesve bashkëpunojnë ngushtësisht për zbatimin e kësaj marrëveshje dhe për rritjen e kapaciteteve profesionale të ndërmjetësve që ushtrojnë profesionin në të dy vendet, sipas marrëveshjeve teknike që lidhin ndërmjet tyre.

Çdo mosmarrëveshje që mund të lindë ndërmjet Palëve, lidhur me interpretimin dhe zbatimin e dispozitave të kësaj marrëveshjeje, thuhet më tej se zgjidhet ndërmjet rrugëve diplomatike ose nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejtë ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë së secilës palë.

Kjo marrëveshje pritet të hyjë në fuqi menjëherë pas përfundimit të procedurave të brendshme të secilës palë për hyrjen në fuqi të saj dhe se palët marrin përsipër zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe fillojnë punën për hartimin e marrëveshjeve teknike nga data e hyrjes në fuqi të saj.

TË LIDHURA

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…
Aktualitet

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
Mali i Zi, përplasje e ashpër mes presidentit Milatoviq dhe zv/kryeministrit Gjeloshaj
Rajoni

Mali i Zi, përplasje e ashpër mes presidentit Milatoviq dhe zv/kryeministrit Gjeloshaj

08:38 | 02/08/2025
Sarandë, mjeti përplaset me shtyllën elektrike, shoferi rezulton në gjendje të dehur
Aktualitet

Sarandë, mjeti përplaset me shtyllën elektrike, shoferi rezulton në gjendje të dehur

08:34 | 02/08/2025
Next Post
Begaj dekreton shkarkimin e Ahmetajt dhe emërimin e Ballukut

“Siguria kibernetike”, përfundon mbledhja e e Këshillit të Sigurimit Kombëtar

Zhaklin Lekatari zihet live me moderatorin, largohet nga studio

Zhaklin Lekatari zihet live me moderatorin, largohet nga studio

Sulmohet një ekip mediatik në Zveçan

Sulmohet një ekip mediatik në Zveçan

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019




TË FUNDIT

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…
Aktualitet

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

by mirseda
18:00 | 02/08/2025
0

Në Maqellarë të Dibrës është regjistruar një ngjarje e rëndë brenda një familjeje, ku djali ka plagosur...

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Shik, agjenti del hapur: Patrik po kërkon kuqezinjtë

Shik, agjenti del hapur: Patrik po kërkon kuqezinjtë

08:46 | 02/08/2025
Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake

08:43 | 02/08/2025
Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona që nga viti 2021

Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona që nga viti 2021

08:40 | 02/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com