Partizani-Egnatia ndajnë pikët në barazim 1-1, takim ky i vlefshëm për raundin e katërt të Kategorisë Superiore.
“Të kuqtë” e kryeqytetit zhbllokuan sfidën që në minutën e 7’ me Bintsouka.
Megjithatë Partizani e mbajti avantazhin deri në minutën e 23’, kur Fernando Medeiros barazoi për rrogozhinasit.
Në minutën e 45’ Egnatia pati mundësinë që të kalonte në avantazh, por Dëamena gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, me Alban Hoxhën që u tregua vendimtar duke e pritur atë goditje.
Në fraksionin e dytë nga të dyja skuadrat u tentua që të gjendje goli, por në fund gjithçka u mbyll me barazimin 1-1.
Pas këtij takimi, Partizani renditet në vend të pestë me pesë pikë, por me kryeqytetasit që kanë një ndeshje të prapambetur.
Ndërsa Egnatia nga ana tjetër renditet në vend të dytë me shtatë pikë, tre më pak se Tirana kryesuese.