Peruja edhe pse e eliminuar tashmë nga Kupa e Botës është duke zhvilluar një ndeshje mjaft të fortë përballë Australisë e cila akoma shpreson. Janë pikërisht peruanët të cilët kanë kaluar në avantazh, pas një supergoli të shënuar në minutën e 18’ nga Carrillo. Ishte një aksion mjaft i bukur ku Guerrero hedh një top në zonën ku ndodheshe Carrillo dhe ky i fundit godet fluturimthi duke e dërguar topin në rrjetë.