Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Sulmet terroriste dhe pasiguria, rrisin përdorimin e armëve në Europë

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
Sulmet terroriste dhe pasiguria, rrisin përdorimin e armëve në Europë

Nga Valentina Pop “The Wall Street Journal”/ Kur qindra gra u sulmuan seksualisht natën e Vitin e Ri në disa qytete gjermane 3 vjet më parë, Karolin Matje vendosi që ishte koha të mbronte vetë veten. Studentja 26-vjeçare nga Berlini aplikoi shpejt për një leje për armë, duke pasur frikë se shumë gra do të kishin të njëjtën ide si të sajën, dhe do të dyndeshin në rradhë në procesin e aplikimit.

“Nëse arrij ta bëj bëj tani, do të duhet të pres një vit tjetër”- kujton ajo. Pronësia e armëve po rritet në të gjithë Evropën, një kontinent që deri kohët e fundit është përballur me shumë pak krime të shkaktuara nga armët, sesa pjesa më e madhe e globit. Jo shumë kohë më parë, ishte diçka e rrallë të shihje të armatosur policinë britanike.

Armatimi u nxit pjesërisht nga pasiguria që rrjedh nga sulmet terroriste – shumë prej tyre me armë zjarri, dhe reflekton përpjekjet e qeverisë për të rregjistruar armët e paligjshme, duke ofruar amnisti për zotëruesit e tyre. Evropa është ende larg përballjes me nivelet e dhunës nga armët, si në Amerikën Latine apo në SHBA, të cilat janë të parat në botë.

Pronësia civile e armëve të zjarrit në mbarë botën u rrit me 32 për qind në një dekadë, deri

në vitin 2017, ose në 857.3 milionë armë, sipas Mbikqyrjes së Armëve të Vogla, një projekt hulumtimi në Gjenevë të Zvicrës. Evropa përbën më pak se 10 për qind të totalit.

Por ndryshimi i Evropës ka qenë i shpejtë dhe i dukshëm, pjesërisht për shkak të kufizimeve të rrepta kombëtare. Në shumicën e vendeve evropiane, lejet e armëve kërkojnë kontrolle të hollësishme të sfondit jetësor, praktikën e monitorimit të të shtënave dhe testime mbi rregulloren e përdorimit të tyre.

Në Belgjikë, Francë dhe Gjermani, shumica e armëve të regjistruara, mund të përdoren vetëm në poligonet e qitjes. Lejet për të mbajtur armë jashtë këtyre të fundit, janë jashtëzakonisht të vështira për t’u marrë. Kërkesat e rrepta të regjistrimit nuk llogarisin – dhe mund të përkeqësojnë – një rritje të paligjshme të zotërimit të armëve në të gjithë kontinentin, thonë ekspertët.

Armët e paregjistruara të Evropës, ishin më të shumta se sa ato me leje në vitin 2017, 44.5 milionë përkundrejt 34.2 milionë, sipas Mbikqyrjes së Armëve të Vogla. Shumë nga armët e paligjshme, vijnë nga zona ku ka pasur luftëra të njëpasnjëshme, siç janë vendet e ish-Jugosllavisë, ndërsa të tjerat janë blerë në internet, përfshirë edhe shitësit në SHBA.

“Evropa përfaqëson tregun më të madh për tregtinë e armëve në rrjetin e errët, duke gjeneruar të ardhura që janë 5 pesë herë më të larta se sa në SHBA”- përfundoi një raport i fundit i Rand Corp. Dhe më shumë armë, do të thotë më shumë dhunë e lidhur me armët.

Statistikat e policisë në Francë, Gjermani dhe Belgjikë, flasin për një rritje të shkeljeve të ligjit të armëve që nga viti 2015. Evropa nuk ka statistika aktuale. Vjedhja me armë dhe krime të ngjashme, përfshijnë shpesh armë të paligjshme, ndërsa armët e zjarrit të regjistruara ligjërisht, kanë tendencë të shfaqen në statistikat e vetëvrasjeve dhe dhunës në familje, thotë Nils Duke i Institutit të Paqes në Flandër, një qendër kërkimore belge.

“Është e qartë, se armët e paligjshme përdoren kryesisht nga kriminelët”- tha ai. Në korrikun r vitit 2016, një 18-vjeçar vrau 9 persona, duke përdorur një armë që e kishte bletë ilegalisht në rrjetin e errët. Në Gjermani, numri i armëve të regjistruara ligjërisht, u rrit me rreth 10 për qind, në 6.1 milionë, në 5 vite deri më 2017-ën, viti i fundit për të cilin ka statistika, sipas Regjistrit Kombëtar të Armëve.

Lejet për të mbajtur armë jashtë poligoneve të qitjes, janë më shumë se trefishuar në 9.285 për të njëjtën periudhë 5-vjeçare. Lejet për armë më pak vdekjeprurëse, që u ngjajnë armëve të vërteta dhe që lëshojnë gaz lotsjellës apo armët me ajër të kompresuar për të trembur sulmuesit potencialë, janë dyfishuar në 3 vitet e fundit deri në fund të vitit 2017, në 557.560 po sipas regjistrit.

Zonja Matje bleu në fillim një pistoletë më ajër, të cilën leja ia lejonte ta mbante me vete. Që nga ajo kohë ajo është bërë një sportiste e qitjes, duke përdorur municione të vërteta në poligone, dhe tani është duke aplikuar për një leje për armë zjarri. Ajo poston çdo ditë nga një video në blogun e saj, ku mbron vetë-mbrojtjen e armatosur.

Në Belgjikë, numri i lejeve të armëve të zjarrit, dhe anëtarësimi në klubet sportive të qitjes, është rritur gjatë 3 viteve të fundit. Aplikimet gati u dyfishuan, pas sulmeve terroriste të një celule shtetërore islamike në Paris në nëntorin e vitit 2015, dhe 4 muaj më vonë në Bruksel, duke ofruar “një tregues të qartë se përse i blejnë njerëzit ato”- tha zoti Duke.

Në Paris, kamikazët përdorën gjithashtu armë automatike në restorantet dhe klubet e natës, armë që ata i blenë në tregun e zi, dhe që u gjurmuan në një dyqan në Sllovaki. Belgjika ka shtrënguar për vite me radhë rregulloret, në përgjigje të dhunës me armë, të tilla si masakra e vitit 2006 nga një 18-vjeçar, që kishte blerë ligjërisht një pushkë.

“Para vitit 2006, mund të blije një pushkë thjesht duke treguar kartën tënde të identitetit”- thotë Sebastian de Tomaz, i cili zotëron dy poligone në Bruksel, dhe ka punuar më parë në një dyqan armësh. “Ata më lejonin të qëlloja me të gjitha armët e njerkut tim, sa herë që shkoja me të në poligon”- shprehet Lionel Penings, një artist belg i cili bashkohet njerkut të tij sa herë që shkon në poligonin e zotit De Tomaz të dielave.

Penings rikujtoi se në të shkuarën, ai mund të qëllonte disa herë më lehtësi me armën e njerkut të tij. “Tani rregullat janë shumë më të rrepta”- deklaron ai. “Ju mund të përdorni vetëm atë armë, për të cilën keni një leje”.

Një pronar potencial i një arme, duhet të kalojë pothuajse një vit duke u stërvitur në poligon dhe duke iu nënshtruar testeve teorike, plus kontrolleve psikologjike, thotë De Tomaz. Ai vë në dyshim ndikimin e kësaj politike. “Pas çdo sulmi terrorist, ligjet bëhen edhe më të rrepta. Por

për tregun e zi, gjërat janë po njëlloj”- thekson ai.  Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

TË LIDHURA

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit
Aktualitet

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë
Aktualitet

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025
Plagosi kunatin me pistoletë, policia jep detaje nga krimi në Kombinat: Autori në pranga, në kërkim një i ri
Aktualitet

Plagosi kunatin me pistoletë, policia jep detaje nga krimi në Kombinat: Autori në pranga, në kërkim një i ri

16:46 | 27/09/2025
Next Post
Gjykatësi i kërkon seks dhe para qytetares për ti dhënë kujdestarinë e fëmijës

Gjykatësi i kërkon seks dhe para qytetares për ti dhënë kujdestarinë e fëmijës

“Bixhoz vazhdon të luhet. Lokalet kanë hequr tabelat, por vazhdojnë punën”

“Bixhoz vazhdon të luhet. Lokalet kanë hequr tabelat, por vazhdojnë punën”

Kapriçot e motit, ja çfarë surprizash na ofron sot

Kapriçot e motit, ja çfarë surprizash na ofron sot

JU REKOMANDOJMË

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025

TË FUNDIT

by mirseda
22:50 | 27/09/2025
0

Sabah Nuzi, i dyshuar si ekzekutor i Klevis Lleshit në vitin 2020, kundrejt shumës prej 50 mijë...

NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

22:34 | 27/09/2025
Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

22:14 | 27/09/2025
Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

21:40 | 27/09/2025
Superliga/ Elbasani dhe Teuta ndajnë pikët, mbeten të pamposhtur

Superliga/ Elbasani dhe Teuta ndajnë pikët, mbeten të pamposhtur

21:35 | 27/09/2025

Tirana Today

© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com

© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com