Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Sulmet izraelite vr*sin 123 persona në Gazë në 24 orët e fundit

2 muaj ago
in Bota
Sulmet izraelite vr*sin 123 persona në Gazë në 24 orët e fundit

Ushtria izraelite ka vazhduar bombardimet në Qytetin e Gazës më 13 gusht, para një ofensive të planifikuar për marrjen nën kontroll të plotë të kësaj zone, teksa Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se në 24 orët e fundit janë vrarë 123 persona.

Shifrat e viktimave janë më të lartat e regjistruara brenda një jave, teksa lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – pothuajse është në vitin e dytë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, përsëriti një ide që palestinezët duhet të largohen nga Gaza.

“Ata nuk po dëbohen, do t’u lejohet të ikin”, tha ai për kanalin izraelit të televizionit i24NEWS.

“Të gjithë ata që shqetësohen për palestinezët dhe thonë se duan t’i ndihmojnë, duhet të hapin dyert e tyre dhe të mos na japin ne leksione”.

Arabët dhe shumë udhëheqës botërorë janë kundër idesë për zhvendosjen e popullsisë së Gazës prej 2 milionë banorësh.

Ndërkaq, palestinezët thonë se një zhvendosje e tillë do të ishte sikurse një tjetër Nakba (katastrofë), kur qindra mijëra palestinezë u larguan apo u dëbuan gjatë luftës më 1948.

Plani për rimarrjen e Qytetit të Gazës nga Izraeli – që e kishte marrë nën kontroll në ditët e para të luftës, por më pas ishte tërhequr – pritet të ndodhë pas disa javësh, sipas zyrtarëve.

Kjo nënkupton se ende ka shpresa që të arrihet një armëpushim, megjithëse bisedimet për të kanë ngecur dhe lufta po vazhdon.

Aeroplanët dhe tanket izraelite sulmuan rëndë zona të ndryshme në Qytetin e Gazës, duke shkatërruar shtëpi gjatë natës, thanë banorët.

Sipas mjekëve, 12 persona u vranë pasi u godit një shtëpi në lagjen Zeitun.

Sulme ka pasur edhe në pjesë të tjera të Gazës, përfshirë në Han Junis, ku janë vrarë tetë palestinezë që po prisnin në radhë për të marrë ndihma, thanë mjekët palestinezë.

Për këtë rast, ushtria izraelite nuk ka komentuar.

Edhe tetë persona të tjerë, përfshirë tre fëmijë, kanë vdekur nga uria dhe kequshqyerja në Gazë në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë në Gazë.

Sipas kësaj ministrie, që nga nisja e luftës 235 persona, përfshirë 106 fëmijë, kanë vdekur nga uria apo kequshqyerja.

Lufta nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë.

Ofensiva izraelite ka vrarë më shumë se 61.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi – shifra që OKB-ja i konsideron të besueshme./REL

TË LIDHURA

Piktura e Pikasos shitet në ankand për 32 milionë euro
Bota

Piktura e Pikasos shitet në ankand për 32 milionë euro

22:28 | 24/10/2025
Franca ndalon hedhjen e ushqimit, detyron supermarketet të dhurojnë
Bota

Franca ndalon hedhjen e ushqimit, detyron supermarketet të dhurojnë

22:13 | 24/10/2025
Tensionet tregtare BE-Kinë, pritet takimi mes Brukselit dhe Pekinit për metalet e rralla
Bota

Tensionet tregtare BE-Kinë, pritet takimi mes Brukselit dhe Pekinit për metalet e rralla

21:24 | 24/10/2025
Next Post
Banorët e asfiksuar nga zjarri përfundojnë në urgjencë, mes tyre edhe nënkryetari i bashkisë

Banorët e asfiksuar nga zjarri përfundojnë në urgjencë, mes tyre edhe nënkryetari i bashkisë

Raporti i Bankës Botërore: Shqipëria, ndër vendet më të rrezikuara nga zjarret në Europë

Raporti i Bankës Botërore: Shqipëria, ndër vendet më të rrezikuara nga zjarret në Europë

Donnarumma sulmon Luis Enriquen dhe i jep lamtumirën PSG-së me një mesazh për tifozët

Donnarumma sulmon Luis Enriquen dhe i jep lamtumirën PSG-së me një mesazh për tifozët







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Piktura e Pikasos shitet në ankand për 32 milionë euro
Bota

Piktura e Pikasos shitet në ankand për 32 milionë euro

by mirseda
22:28 | 24/10/2025
0

Një pikturë e Pablo Picasso-s që përshkruan Dora Maar-in, muzën dhe shoqëruesen e gjatë të piktorit spanjoll,...

Franca ndalon hedhjen e ushqimit, detyron supermarketet të dhurojnë

Franca ndalon hedhjen e ushqimit, detyron supermarketet të dhurojnë

22:13 | 24/10/2025
Media italiane: Flori Paluçi, nga arratia në Itali te vrasja në Manëz

Media italiane: Flori Paluçi, nga arratia në Itali te vrasja në Manëz

22:08 | 24/10/2025
Tensionet tregtare BE-Kinë, pritet takimi mes Brukselit dhe Pekinit për metalet e rralla

Tensionet tregtare BE-Kinë, pritet takimi mes Brukselit dhe Pekinit për metalet e rralla

21:24 | 24/10/2025
Tragjedi në brigjet e Turqisë, përmbytet një gomone me emigrantë, humbin jetën 14 persona

Tragjedi në brigjet e Turqisë, përmbytet një gomone me emigrantë, humbin jetën 14 persona

21:17 | 24/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com