Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

“Sulltani” i futbollit që u bë pjatalarës, politika e mori në qafë

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
“Sulltani” i futbollit që u bë pjatalarës, politika e mori në qafë

Në Palo Alto të Kalifornisë ekziston një kafene, ku një person i gjatë dhe i spikatur, pak mbi të 40-at, përshëndet ata që hyjnë, u tregon atyre menynë, mbledh pjatat dhe gotat në tavolinat ku klientët janë larguar, e ndodh edhe të lajë enët.

Shumë pak vetë në Palo Alto e kanë idenë se për kë bëhet fjalë, e ndoshta edhe italianët (teksa ka luajtur me Interin), të cilët flasin nga mëngjesi e deri në darkë për futboll, do të hasnin në vështirësi në identifikimin e një prej talenteve më të mëdha të futbollit të viteve më të afërta të kaluara: Hakan Sukur.

Por çfarë bën ish-kampioni turk në “Tuts Bakery and Cafe” në Palo Alto? Pse menaxhon një lokal dhe u shërben klientëve, e nuk ka zënë ndonjë pozicion si komentator sportiv?

Sukur, i cili nga vitet ’90 e deri në vitet e para të 2000-shit bëri të madh ekipin e Galatasarayt dhe i dhuroi Turqisë vendin e tretë në Botërorin e Koresë së Jugut e Japonisë, është detyruar të braktisë vendlindjen e tij për bindjet politike, pikërisht siç është rrëfyer në një intervistë për “New York Times”, e para që prej shkeljes në SHBA në vitin 2015.

Qeveria e presidentit Erdogan ka lëshuar një urdhërarresti ndaj tij, ndërsa babai përfundoi në burg për thuajse një vit. Të gjitha kursimet e tij, përfshi llogaritë bankare, janë sekuestruar nga regjimi turk. Edhe pse kur tentoi të hynte në politikë, në vitin 2011, ishte pikërisht pjesë e partisë së Erdoganit.

Fama që kishte e ndihmoi me lehtësi atë të siguronte një vend në Parlament, por lufta që presidenti aktual i Turqisë ndërmori ndaj Gulenit, ndjekës i të cilit ishte Sukur, e detyroi ish-sulmuesin e Galatasarayt dhe Kombëtares turke të jepte dorëheqjen.

“Nga ai moment, për çdo veprim që bëja më lindnin probleme administrative dhe siklete të të gjitha natyrave”, rrëfen ai. Erdogani nuk e lejonte kurrsesi kundërshtimin dhe opozitarizmin e tij.

Sukur e di shumë mirë se, “nëse do të isha sjellë ndryshe, do të kisha pasur një jetë më të mirë. Nëse do t’u tregoja gjithçka që ata dëshironin do të isha bërë ministër. Por ja që tani shes kafe! Të paktën kështu nuk kam humbur respektin që kam fituar me mund ndër vite”.

E në përpjekje për të rifituar lirinë, në vitin 2015 vizitoi disa miq të tij që ishin zhvendosur në Kaliforni, duke marrë me vete bashkëshorten dhe 3 fëmijët.

“Këtu më pëlqen jeta. Por mbi të gjitha dua që fëmijët e mi të jenë të lirë, të jenë njerëz të pavarur. Dua që ata të mund të vizitojnë vende të tjera, të mësojnë nga kulturat e ndryshme, të takohen me njerëz të të gjitha natyrave, e sigurisht të maturohen si individë të përgjegjshëm. Sapo pamë që gjërat në Turqi nisën të përkeqësoheshin nga dita në ditë, menduam se kishte ardhur momenti i duhur”.

Sukur, faktikisht nuk ishte pjesëmarrës në grushtshtetin e dështuar kundër Erdoganit në vitin 2016, që solli edhe shtypjen masive të tij ndaj aleatit më të madh të kthyer tashmë në armik të betuar. Por, pikërisht për shkak të lidhjeve të tij me Gulenin, ai dyshohet se ka marrë pjesë.

“Turqia do të mbetet vendi im. E dashuroj popullin tim, edhe pse ideja që kanë krijuar tashmë për mua është e shtrembëruar, për shkak të ndikimit mediatik. Gjithsesi situata nuk do të jetë gjithnjë e zymtë. Unë besoj se një ditë do të shihet sërish dritë në fund të tunelit, e ndoshta edhe ne do të kthehemi sërish atje për të përqafuar prindërit”./tch/

Tags: e morii futbollitpjatalarëspolitikaqafësulltaniu bë

TË LIDHURA

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin

09:31 | 21/02/2026
Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë
Sport

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

21:37 | 16/02/2026
I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së
Aktualitet

I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së

12:12 | 16/02/2026
Next Post
Xhafaj: Berati një nga qytetet më të sigurta

Vettingu/Xhafaj: S’mund të jesh polic dhe pronar hoteli

Këshilltari i Komisionit të Helsinkit: Skandaloze sesi politikanët shqiptarë i shpëtojnë ndëshkimit

Këshilltari i Komisionit të Helsinkit: Skandaloze sesi politikanët shqiptarë i shpëtojnë ndëshkimit

Arrestimi i Arbër Çekajt/Lu përgëzon policinë për “peshkun e madh me banane”

Arrestimi i Arbër Çekajt/Lu përgëzon policinë për “peshkun e madh me banane”







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com