Një kamion ka hyrë mes turmës së njerëzve në Stokholm të Suedisë në një nga rrugët më të frekuentuara nga këmbësorët.
Menjëherë pas ngjarjes, policia ka evakuuar banorët, ndërsa mediat e huaja shkruajnë se të paktën 3 persona kanë humbur jetën.
Gjithashtu, raportohet se ka disa të plagosur, ndërsa nuk dihet nëse kjo është një ngjarje e qëllimshme.
“Pashë qindra njerëz duke vrapuar, po vraponin për jetën e tyre. Edhe unë u ktheva dhe ika me vrap, ishte e tmerrshme”, thotë një dëshmitar, raporton LadBible.