Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Gjirin e Lalzit, ku një struc rreth dy metra i gjatë është parë duke lëvizur i lirë në zonë.
Sipas dëshmitarëve, shpendi i veçantë duket se është arratisur nga një fermë.
Struci, i cili ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe pushuesve, ka shkaktuar habi dhe kuriozitet të madh. Disa persona madje kanë ndaluar për ta fotografuar ose filmuar.
Ky është një rast i rrallë për zonën, pasi struci nuk është një shpend vendas dhe zakonisht mbahet në kushte të kontrolluara në ferma apo kopshte zoologjike.