Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Strategji të kundërta, si ndryshojnë Interi dhe Milani

9 muaj ago
in Sport
Strategji të kundërta, si ndryshojnë Interi dhe Milani

Në biologji, mutacioni përshkruhet si një “ndryshim që zakonisht çon në një zëvendësim funksional apo një rinovim periodik”.

Ndërrimi i lëkurës është jo vetëm i mundur, por shpesh edhe i domosdoshëm, për t’u përshtatur me rrethana të reja, për të mbijetuar, apo për të shmangur rënien. Në futbollin italian, Interi dhe Milani po përjetojnë një transformim të thellë, një mutacion simetrik që shkon përtej emrave që hyjnë e dalin nga tregu i transferimeve. Në thelb të këtij procesi është pikërisht identiteti, çfarë duan të jenë këto dy klube në një fazë të re të historisë së tyre?

INTER I RI- Trajneri i ri, Kristian Kivu, përfaqëson më shumë se një zgjedhje taktike, ai është simboli i një drejtimi të ri. Pas një periudhe ku skuadra ndërtoi një ‘ekip të gatshëm’ nën drejtimin e Antonio Kontes, duke sakrifikuar qëndrueshmërinë financiare për rezultate të menjëhershme, Interi u detyrua të ndryshojë kurs fillimisht me Simone Inzagin e tani me Kivunë. Finalja e humbur e Ligës së Kampioneve dhe largimi i tronditshëm i trajnerit Simone Inzagi, e përshpejtuan këtë kalim. Me një model të “vjetër” dhe pak hapësirë për të rinjtë, si në rastin e përdorimit të kujdesshëm të Kristjan Asllanit apo Davide Fratezit, klubi iu drejtua një zgjidhjeje të brendshme, ish-trajnerit të të rinjve. Kivu është i përshtatshmi për këtë revolucion. Ai njeh mirë gjeneratën e re. Pio Espozito dhe Valentin Karboni janë rritur nën drejtimin e tij, ndërsa Boni ka kaluar nëpër duart e tij te Parma. Rasti i Suçiçit, që shndërrohet në figurë qendrore në Botërorin për Klube, ndërkohë që Hakan Çalhanoglu kthehet i dëmtuar, përmbledh metaforën e transformimit. Projekti i përfshirjes në kampionatin U-23 mbyll qartësisht kuadrin e një strategjie të re të ndërtuar mbi rini dhe qëndrueshmëri.

MILANI DREJT PËRVOJËS- Ndërkohë, Milani po ndjek rrugën e kundërt. Në epokën e fondeve të investimit si ‘Eliot’ apo ‘RedBird’, prioritet ishte ulja e shpenzimeve dhe blerja e talenteve të pazhvilluar për t’i kthyer në yje. Dhe kjo strategji funksionoi, të paktën për një moment, me titullin kampion të fituar tre vite më parë, pikërisht ndaj Interit. Por sezoni i kaluar u mbyll 19 pikë larg Napolit dhe dështimet në merkato u bënë të dukshme. Me ardhjen e drejtorit sportiv, Igli Tare, klubi po përpiqet të dalë nga kjo krizë. Objektivi është i qartë, rikthimi në Ligën e Kampioneve është minimumi i domosdoshëm. Kjo është arsyeja pse tani edhe drejtuesit kanë pranuar të ndryshojnë linjën, pa rrezikuar bilancin, por me një qasje më pragmatike. Largimi i Reijndersit është shenjë e qartë e kësaj balance mes financës dhe ambicies. Emërimi i Masimiliano Alegrit në stol është deklaratë më vete. Ai nuk është trajner për projekte afatgjata, por njeri i rezultateve të menjëhershme. Ka pranuar 40-vjeçarin Luka Modriç, e pëlqen Granit Xhakën, dhe nuk është i prirur ndaj profileve të paprovuara. Për të rinjtë ka pasur gjithmonë kujdes dhe masë. Në fund, nuk ekziston rruga e saktë unike, vetë Interi i plakur mund të mposhtej nga të rinjtë e Parisit, por edhe të fitonte ndaj talenteve të Barcelonës. Ajo që është vërtet e gabuar, është të mos ndryshosh kurrë mendje, të mos reagosh ndaj rrethanave. Dhe ndoshta, në kryqëzimin e këtyre dy rrugëve të kundërta, dy skuadrat e Milanos do të takohen në pikën e artë, një përzierje midis përvojës dhe rinisë, receta e përhershme për sukses.

TË LIDHURA

Irani zyrtarizoi tërheqjen, dy kombëtare presin futjen në Botëror
Sport

Irani zyrtarizoi tërheqjen, dy kombëtare presin futjen në Botëror

20:31 | 11/03/2026
Pas tragjedisë me 41 viktima, sekuestrohen pasuritë milionëshe të çiftit Moretti
Sport

Pas tragjedisë me 41 viktima, sekuestrohen pasuritë milionëshe të çiftit Moretti

18:59 | 11/03/2026
Zyrtare, Irani tërhiqet nga Kupa e Botës
Bota

Zyrtare, Irani tërhiqet nga Kupa e Botës

14:18 | 11/03/2026
Next Post
Koçiu: Për herë të parë trajtimi i stomës në skemën e rimbursimeve

Koçiu: Për herë të parë trajtimi i stomës në skemën e rimbursimeve

Dibra në alarm: Pas murtajës, shfaqet Bruceloza. Izolohen dy familje

Dibra në alarm: Pas murtajës, shfaqet Bruceloza. Izolohen dy familje

Nga 1 korriku, policim rrugor i përbashkët me Kosovën për sezonin turistik

Nga 1 korriku, policim rrugor i përbashkët me Kosovën për sezonin turistik







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa te “Ali Demi”, humb jetën i moshuari që ndodhej brenda

by mirseda
22:25 | 12/03/2026
0

Një zjarr ka rënë në një banesë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ku...

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

22:23 | 12/03/2026
Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

22:19 | 12/03/2026
Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

21:39 | 12/03/2026
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

21:38 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com