Thumbimet mes Presidentit të FSHF-së Armand Duka dhe zv.kryeministrit Erion Braçe tashmë janë bërë publike.
Duka mbrëmjen e kaluar në një lidhje direkte për emisionin “Zona Gol” foli për emrin e stadiumit (Air Albania Stadium).
Ai theksoi: “Edhe unë mund ta doja që të ishte një emër sportisti, por jemi të detyruar se kemi nevojë për burime financiare. Nëse zv. kryeministri flet nga karrigia, mund të hedhë ato lekë dhe ne i vëmë emrin e tij”.
Ndërkohë së fundmi ka reaguar Braçe përmes një postimi në Instagram.
“Është e tepërt që unë të pres nga Presidenti i FSHF të dijë se kush është Qemal Stafa; Jam i bindur që ai e di thjesht stadium. Ça është kjo President, ç’është ky emër Qemal Stafa që kërkojnë këta?; Pse Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Austria, Spanja jemi ne; Lekë lekë, duam lekë se ata kanë lekë”, shkruan Braçe.
Postimi i plotë i tij:
“HERONJTE JANË TË KOMBIT!
TREGTARËT NUK KANË
PËR TA KUPTUAR KURRË KËTË!
KËTA JANË ANGLEZËT,
ATA QË SHPIKËN FUTBOLLIN!
SHIHNI SI I NDERUAN ATA
HERONJTË E TYRE, DJE,
NË ÇDO STADIUM FUTBOLLI,
NË TË GJITHË ANGLINË!
Po e nis ditën me një leksion britanik,
i neveritur pa fund nga darka e djeshme, ku në një emision futbolli,
injoraca epike shkëlqeu edhe një herë
si përherë!
Arroganca e privates që po mund kombin, mund të tregtojë gjithçka,
por minimalisht duhet ta qepë gojën;
Të mos ngrejë në qiell kultin e parasë,
si vlerë të re të kombit,
Të mos fyejë në emër të kultit të parasë, heronjtë e kombit!
Është e tepërt që unë të pres nga Presidenti i FSHF të dijë se
kush është Qemal Stafa;
Jam i bindur që ai e di thjesht stadium!
Stadiumin e vjetër që e ka zëvendësuar me stadiumin e ri, të cilit, Ai,
Presidenti i gjithëpushtetshëm i vë dhe emrin tim nëse unë i paguaj paratë,
650 mijë euro!!!! E kuptoni se cila është mendësia e këtij Presidenti dhe haurit që ai drejton?! Mos kërkoni vlera tek këta,
as morale, as kombëtare, as sportive,
zero, zero, zero,
e tregon futbolli i këtyre;
Paraja për ta është
heroina e re e kombit!
Ke para, e meriton stadiumin,
ke para, e meriton edhe emrin ne stadiumin KOOOOMBEEEEETAAAAAR!
Po ngjitem në fillim edhe një herë;
Imagjinoni të drejtonin këta në Angli!
Ça është kjo mo lla,
ça ceremonie dun kta para neshjes?
Na duhet ai minuti për reklama mo lla, lekë lekë, ca guerrilsi e guerilsash dun këta të nerojmë ne-do këshillonte gazetari i tij i paditur;
Ça është kjo President,
ç’është ky emër Qemal Stafa që kërkojnë këta?;
Pse Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Austria, Spanja jemi ne;
Lekë lekë, duam lekë se ata kanë lekë,
ne nuk kemi lekë-do këshillonte drejtori i tij i kultivuar e i fishkur.
Ky është sistemi i vlerave që kanë,
asgjë më shumë se kaq;
E kanë të tyren, Federatën, Kombëtaren,
pastaj Stadiumin, Garen, Arbitrin, Topin,
madje dhe fituesin, kupën,
madje madje edhe rezultatin,
magjistare-doni t’u bëjnë fitues, ju bëjnë,
doni humbës, ju bëjnë prapë!
E dini përse?
Për para, para, para!
Si ato 8 milion eurot për të bërë zyra!
Keni të drejtë;
Çlidhje keni ju me Qemal Stafën?!
Ju nuk e meritoni Qemal Stafën!!”
https://www.instagram.com/p/B4t-4CLncZq/