Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Spitali Amerikan tërheq vëmendjen evropiane

7 vjet ago
in Të Gjitha
Spitali Amerikan tërheq vëmendjen evropiane

Health Business International, portali lider i biznesit privat shëndetësor në Europë e më gjerë, i ka kushtuar hapësirë ekskluzive intervistës me Dr. Klodian Allajbeu, CEO i Spitalit Amerikan.

Investimi më i madh privat shëndetësor në Shqipëri po kapërcen kufijtë e rajonit duke marrë vëmendjen europiane. Kjo jo vetëm për shkak të qëndrueshmërisë në treg dhe rritjes së vazhdueshme por edhe në sajë të mjekëve me eksperiencë ndërkombëtare, teknologjisë së avancuar që konkurron me spitalet me emër, mbulimit të një game gjithnjë e më të gjerë shërbimesh dhe risi si synimi i akreditimit në shkallën më të lartë ndërkombëtare nga JCI.

Spitali Amerikan, prej 11 vitesh në Shqipëri, po hedh hapa të sigurt duke u zgjeruar çdo ditë me degë të reja brenda vendit e jashtë tij. Me një vizion të qartë për të ardhmen e këtij investimi me impakt social madhor, CEO i këtij spitali, Dr. Klodian Allajbeu, është intervistuar së fundmi nga rrjeti dhe portali lider i politikave dhe biznesit shëndetësor privat; Healthcare Business International. Ky i fundit i ka kushtuar një artikull të veçantë Spitalit Amerikan, duke i dhënë jehonë ndërkombëtare zhvillimeve e aktualitetit në mjekësinë shqiptare. Në këtë intervistë Dr. Allajbeu tregon më shumë për objektivin e shtrirjes përtej Shqipërisë dhe Kosovës, duke e kthyer Spitalin Amerikan në një Institucion shëndetësor të konsoliduar e standardizuar në të gjithë rajonin.

Healthcare Europa

Ndryshimet radikale në mënyrën si operatorët paguhen pritet që të lejojnë dhënien e fondeve publike spitaleve private nëpërmjet subvencionimit për një gamë të caktuar procedurash për herë të parë duke çuar kështu në zgjerimin e tregut.

Sistemi shëndetësor publik në Shqipëri është përballur gjithnjë me sfidën e mbulimit të shërbimit për shtresat me të ardhura të limituara, ndërkohë që aktorët privatë janë të varur kryesisht në pagesat me lekë në dorë dhe në raste sporadike mbështeten nga fondet publike.

Duket se ndryshimi ka filluar. Në intervistën e tij CEO i Spitalit Amerikan, shpjegon se kjo praktikë po ndryshon.

“Deri tani, spitalet publike në Shqipëri janë financuar më fonde fikse çdo vit në rritje, dhe nga ana tjetër nuk ka ekzistuar kontrolli efikas për menaxhimin e këtyre fondeve.  Shumë shpejt pritet të implementohet nga qeveria një sistem DRG (Grupi i Shpenzimeve sipas Diagnozave – Diagnosis Related Group) bazuar në një listë diagnozash e procedurash për të cilat të dy sektorët, si ai publik edhe ai privat, do të rimbursohen.

“Pacientët do të kenë mundësinë të zgjedhin të shkojnë në një spital publik apo privat (me shpenzimet publike)”thotë Allajbeu. “Mund të jetë një sistem që kërkon një pagesë të pjesshme nga pacienti, por gjithsesi pagesa bazë behet nga fondi publik”.

Kjo është një praktikë e ndjekur edhe në vende të tjera europiane.  Struktura e implementimit të pagesave të DRG-së (paketave te rimbursuara) është prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë aprovuar nga qeveria dhe lista e procedurave të subvencionuara pritet të publikohet në gjysmën e parë të vitit që vjen. Skema pritet të hyjë në fuqi në 2019. Allajbeu shprehet optimist për implementimin e një skeme të ngjashme DRG edhe në Kosovë e Maqedoni.

Healthcare Nova

Spitali Amerikan në Shqipëri ka pesë degë spitalore, një qendër mjekësore dhe një laborator qendror. Është themeluar në 2006 me synim trajtimin e pacientëve që kërkonin shërim jashtë vendit dhe pa asnjë mbështetje nga fondet publike të cilat në atë kohë ishin të destinuara pothuajse ekskluzivisht për spitalet shtetërore. Por kjo e fundit pritet të ndryshojë. Për më shumë Healthcare Nova intervistoi Klodian Allajbeu, CEO i Spitalit Amerikan.

Si e pati zanafillën Spitali Amerikan?

Filluam në 2006 me kardiokirurgjinë. Duke qenë se në atë kohë në Shqipëri kardiokirurgjia pothuajse mungonte dhe se shumica e pacientëve detyrohej të udhëtonte jashtë për të marrë trajtim, gjatë 2006-2010 ne u fokusuam pikërisht tek këta pacientë dhe ia dolëm t’i trajtojmë këtu.

Suksesi që patëm na lejoi zgjerimin duke bërë të mundur hapjen e një spitali me gamë të plotë shërbimesh ambulatore dhe dy salla kirurgjikale.

Cilët janë pacientët tuaj dhe si paguajnë ata?

Modeli që shfaq Shqipëria nuk është i njëjtë me atë të vendeve të tjera ne zhvillim. Këtu sigurimet shëndetësore nuk funksionojnë – dhe kompanitë private të sigurimeve nuk kanë të njëjtin efikasitet.

Në mënyrë që targeti ynë të mos ishte i limituar vetëm në personat me të ardhura të larta,u fokusuam në familjet me të ardhura mesatare; 6,000€ – 7,000€ në vit. Shqipëria është një treg në zhvillim, por ka një ekonomi relativisht të qëndrueshme e cila ka pësuar një rritje prej 3-5% çdo vit. Është një vend I pasur me burime natyrore si naftë dhe minerale, madje një gazsjellës, projekt i rëndësishëm në ndërtim e sipër; TAP, do të përshkojë vendin tonë.

Në familjen tipike shqiptare ekziston ende një mbështetje e fuqishme ku, nëse nevojitet, të gjithë së bashku paguajnë për shpenzimet shëndetësore të pjesëtarit në nevojë.

A merrni para nga fondi publik?

Ne jemi i vetmi institucion mjekësor në rajon, që kryen transplantin e veshkës, mëlçisë, implantin koklear dhe atë të kornesë. Qeveria së fundmi ka filluar të na paguajë për këto shërbime nëpërmjet fondit të sigurimeve.

Si fillim nuk kishit nga ta dinit që do të kishit mbështetjen e qeverisë. A nuk ishte fillimi i biznesit në Shqipëri një sfidë e rrezikshme?

Ishte një lëvizje strategjike, pasi Shqipëria ka një situatë politikë të qëndrueshme. Nuk ka diferenca të thella ideologjike midis te majtës dhe të djathtës, si edhe nuk ka konflikte fetare. Ekonomia është në rritje dhe Shqipëria është një vend kandidat për të hyrë në Bashkimin Europian. Ne u sjellim politikë-bërësve zhvillim dhe risi në shërbimin shëndetësor dhe për politiken reformat shëndetësore janë gjithnjë zhvillime që përkthehen në vota. Marrim shembull dializën. Themeluam qendrën tonë të parë të dializës në 2008. Në atë kohë filluam me 20 pacientë, ndërkohë që ishin 2000 të tillë që kishin nevojë për këtë shërbim. Më parë pacientët ishin të detyruar të shkonin në Greqi ose Itali dhe jo gjithmonë ishin në gjendje të paguanin 90 – 100€ për një seancë (rreth 14,000€ në vit). Tashmë shteti na ka financuar plotësisht për këtë shërbim. Ofrojmë çmime konkurruese dhe gjithashtu tërheqim mjaft turistë nga rajoni, Italia apo Mbretëria e Bashkuar.

Si janë përqindjet e prurjeve privat/publik tek ju?

Rreth 82% e xhiros janë pagesa në dorë dhe 18% rimbursim nga shteti.

Si e shikoni tregun në tre vitet e ardhshme e më tej?

Duke vlerësuar tregun të cilin synojmë, pritshmëritë e mia janë drejt një rritjeje të madhe – Shqipëria ka 3,5 milionë banorë; 2,5 milionë ka Kosova dhe nëse përfshijmë edhe Maqedoninë bëhet një treg total prej rreth 8-9 milionësh.

Dhe mendoni se interesi për sektorin privat si alternative ndaj atij publik do të jetë në rritje?

Po, qeveria po implementon një sistem të rimbursimit të paketave shëndetësore (DRG – Grupi i Shpenzimeve sipas Diagnozave) që do të rimbursojë si spitalet private edhe ato publike.

A përbën problem mbajtja në vend e burimeve njerëzore, a tërhiqen ata për të punuar jashtë vendit?

Po, tërhiqen. Por nga ana tjetër në burimet njerëzore të spitaleve tona kemi arritur të tërheqim shumë shqiptarë të shkolluar jashtë Shqipërisë që kthehen edhe për arsye sentimentale, edhe sepse tek ne janë të mirë vlerësuar financiarisht.

Çfarë përmasash ka tregu shëndetësor shqiptar – dhe si është ndarja publik/privat? 

I gjithë tregu shëndetësor privat në Shqipëri mund të arrijë në 100 milionë Euro dhe ky treg është rreth 15% e atij total.

Si janë financat tuaja?

Volumi ynë për 2017 do të jetë rreth 40 milionë Euro dhe do të kemi një EBITDA me dy shifra prej Janarit (EBITDA këtë vit pati rënie për shkak të blerjes së një spitali të ri). Po synojmë zgjerimin në vende të tjera, veçanërisht në Maqedoni dhe Serbi.

Tags: i tërheqSpitali Amerikanterheq vemendjen

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Next Post
”Kryeprokurori”/Ngecin 4 kandidatë, 3 shkojnë në Kuvend

”Kryeprokurori”/Ngecin 4 kandidatë, 3 shkojnë në Kuvend

Dosja e CEZ kthehet për gjykim, Balla: Të merret në pyetje Shkëlzen Berisha dhe…

Dosja e CEZ kthehet për gjykim, Balla: Të merret në pyetje Shkëlzen Berisha dhe...

BE në vorbullën e krizave

BE në vorbullën e krizave

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Mjekët: 4 në 10 burra shqiptarë janë infertilë, nuk bëjnë dot fëmijë
Aktualitet

Mjekët: 4 në 10 burra shqiptarë janë infertilë, nuk bëjnë dot fëmijë

by mirseda
17:37 | 19/05/2025
0

Rritet infertiliteti te meshkujt shqiptarë – 4 në 10 burra të prekur, lindjet janë në rënie të...

Altin Dumani po amniston krimin elektoral, thotë lideri i opozitës

Altin Dumani po amniston krimin elektoral, thotë lideri i opozitës

17:34 | 19/05/2025
“Votuesit e Metës, simbole të lirisë”,Blushi: PL do të vijojë luftën

“Votuesit e Metës, simbole të lirisë”,Blushi: PL do të vijojë luftën

17:31 | 19/05/2025
Panik në ajër/ Avioni me 205 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Panik në ajër/ Avioni me 205 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

17:15 | 19/05/2025
Terror në një lokal në Itali/ Shqiptari dhunon brutalisht ish-partneren e tij

Terror në një lokal në Itali/ Shqiptari dhunon brutalisht ish-partneren e tij

17:13 | 19/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com