Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Spiropali takim me Kurtin, Osmanin, Haxhiun dhe Konjufcën: Shqipëria dhe Kosova bashkë me vizion

2 muaj ago
in Aktualitet, Politikë, Shqipëria
Spiropali takim me Kurtin, Osmanin, Haxhiun dhe Konjufcën: Shqipëria dhe Kosova bashkë me vizion

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u prit sot në Kosovë nga krerët më të lartë të shtetit, Presidentja Osmani, Kryeministri Kurti, Kryetarja e Kuvendit Haxhiu, dhe Ministri i Jashtëm Konjufca. Spiropali dhe Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Punët e Jashtme dhe Diasporën të Kosovës, Glauk Konjufca kryen fillimisht homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, aty ku sakrifica e një familjeje u kthye në themelin e shtetit të Kosovës.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, të dy ministrat folën mbi punën përgatitore për mbajtjen e takimit të përbashkët ndërqeveritar G2, Shqipëri-Kosovë, avancimin e projekteve strategjike si ndërtimi i hekurudhës Durrës–Prishtinë, projektet energjitike, korridoret e transportit dhe portet e përbashkëta që duhet të na lidhin edhe më fort. Spiropali nënvizoi angazhimin diplomatik të Shqipërisë për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës si një interes kombëtar i drejtpërdrejtë i Shqipërisë.

“Çdo njohje e re, çdo anëtarësim i ri, çdo hap drejt konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës është investim në sigurinë, në dinjitetin dhe në stabilitetin e gjithë hapësirës sonë dhe të rajonit. Shqipëria do të intensifikojë angazhimin diplomatik për zgjerimin e njohjeve dhe për përparimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Barazia ndërkombëtare e Kosovës nuk është çështje simpatie. Është çështje drejtësie. Është çështje respekti për realitetin politik të krijuar me sakrificë”, tha Spiropali.

Spiropali u prit edhe nga Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, ku rikonfirmoi mbështetjen për integrimin euroatlantik të Kosovës. “Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen aktive për subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe do të vijojë angazhimin diplomatik për anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare dhe avancimin drejt BE-së e NATO-s”, theksoi Spiropali. Në takimin me Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, Ministrja u ndal te miratimi nga dy Kuvendet tona, i Rezolutave në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së.

“Me Kryetaren Haxhiu vlerësuam miratimin nga dy Kuvendet tona, të Rezolutave në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Mbrojtja e së vërtetës historike të luftës për liri të popullit të Kosovës dhe përfaqësuesve të kësaj lufte, është detyrim i përbashkët kombëtar”, tha Spiropali.

Vizita vijoi në zyrën e Kryeministrit Albin Kurti, ku u diskutua agjenda për të çuar përpara projekte madhore me interes kombëtar – nga hekurudha kuq e zi dhe korridoret energjetike, te bashkëpunimi në arsim, kulturë, siguri dhe diplomaci. “Shqipëria do të qëndrojë përkrah Kosovës me përkushtim, solidaritet dhe vizion afatgjatë, për të forcuar zërin tonë të përbashkët në rajon dhe në arenën ndërkombëtare”, deklaroi Spiropali. Ministrja e Jashtme do të takohet gjatë ditës edhe me drejtuesit e partive kryesore parlamentare në Kuvendin e Kosovës, kryetarin e PDK-së Bedri Hamza, kreun e LDK-së Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

TË LIDHURA

Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë
Aktualitet

Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë

20:50 | 15/04/2026
Inxhinierja Luljeta Bozo: Ndërtuesit duan të kursejnë, por dështoi edhe sistemi kontrollues
Aktualitet

Inxhinierja Luljeta Bozo: Ndërtuesit duan të kursejnë, por dështoi edhe sistemi kontrollues

20:03 | 15/04/2026
Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat
Aktualitet

Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

19:51 | 15/04/2026
Next Post
Kërkon pezullimin e afateve të qëndrimit në paraburgim, Meta rekurs në Gjykatën e Lartë

Kërkon pezullimin e afateve të qëndrimit në paraburgim, Meta rekurs në Gjykatën e Lartë

Vetëm 24-vjeç, emërohet zv/drejtori i ri i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës

Vetëm 24-vjeç, emërohet zv/drejtori i ri i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës

“Rrugët po bien, propaganda po zbehet”, Meta: U shembën të gjitha akset e Jug-Lindjes,

“Rrugët po bien, propaganda po zbehet”, Meta: U shembën të gjitha akset e Jug-Lindjes,







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Nuk kanë fund golat në pjesën e parë, Reali udhëheq ndaj Bayern në Champions
Sport

Nuk kanë fund golat në pjesën e parë, Reali udhëheq ndaj Bayern në Champions

by mirseda
21:55 | 15/04/2026
0

Bayern 2-3 Real Madrid Supersfida e kthimit në Champions mes Bayern dhe Real Madrid po dhuron spektakël....

Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit

Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit

21:36 | 15/04/2026
Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

21:24 | 15/04/2026
Bayern i përgjigjet shpejt Realit, dy gola për pak minuta, ndizet sfida e Champions

Bayern i përgjigjet shpejt Realit, dy gola për pak minuta, ndizet sfida e Champions

21:18 | 15/04/2026
Optimizëm pas bisedimeve Izrael-Liban

Optimizëm pas bisedimeve Izrael-Liban

21:05 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com