Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në një takim në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë Forumin për Europën Lindore dhe Qendrore të Parlamentit të Saksonisë.
Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Gjermanisë si dhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Spiropali u shpreh gjatë takimit se marrëdhëniet mes dy vendeve tjetersohen edhe nepermjet bashkëpunimit me qeveritë e Landeve dhe Forumet Parlamentare, te perbërë nga parlamentarë, politikane, perfaqesues te biznesit dhe shogerise.