Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

SPAK: Seancat shtyhen nga mbrojtja; aktet i janë dorëzuar Veliajt

4 muaj ago
in Politikë
SPAK: Seancat shtyhen nga mbrojtja; aktet i janë dorëzuar Veliajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka publikuar një sqarim zyrtar lidhur me zhvillimet procedurale të çështjes penale nr. 27/2024, ku i pandehur është ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me persona të tjerë.

Sipas SPAK, dosja i është dërguar Gjykatës së Posaçme më 10 shtator 2025, ndërsa seanca e parë e gjykimit paraprak është caktuar më 29 shtator 2025. Megjithatë, që prej asaj date, janë shtyrë tetë seanca radhazi, të cilat – sipas njoftimit – kanë ardhur si pasojë e mungesave të pajustifikuara të avokatëve mbrojtës dhe kërkesave të tyre të konsideruara të pabazuara, duke penguar përfundimin e gjykimit paraprak brenda afateve ligjore.

Sqarim mbi zhvillimet procedurale të çështjes penale nr. 27/2024

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sqaron disa rrethana procedurale të cilat lidhen me gjykimin e çështjes penale në ngarkim në ngarkim të të pandehurit Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë.

Procedimi penal, nr.27 i vitit 2024 është dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 10.9.2025.

Gjykata e Posaçme caktoi më 29.9.2025, seancën e parë të gjykimit paraprak. Prej këtij momenti dhe deri tani janë shtyre 8 seanca gjyqësore për shkak të mungesave të pajustifikuara të mbrojtësve të të pandehurve apo dhe kërkesave të padrejta të tyre,duke penguar përfundimin e gjykimit paraprak brenda afateve të parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale*.

Sa i takon pretendimeve të përsëritura të të pandehurit, Erion Veliaj, për njohjen me aktet e procedimit penal, nr. 27/2024, theksojmë faktin se Prokuroria e Posaçme ka përmbushur plotësisht detyrimet që burojnë nga neni 327/2/3 të Kodit të Procedurës Penale.

Brenda afatit të parashikuar nga neni 324 i Kodit të Procedurës Penale, prokurorët kanë njoftuar të pandehurin dhe mbrojtësit e tij, mbi përfundimin e hetimeve paraprake. Veç përshkrimit të përmbledhur të faktit penal, për të cilin procedohet i pandehuri, Erion Veliaj është njoftuar edhe me të drejtën për t’u njohur me aktet dhe për të marrë kopje të tyre.

Në ushtrim të kesaj të drejte, mbrojtësit e të pandehurit Erion Veliaj, më datë 24.7.2025, pa asnjë shpenzim kanë marrë një kopje të akteve të procedimit penal, nr. 27 të vitit 2024. Ky fakt është dokumentuar me procesverbalin përkatës të datës 24.7.2025, i nënshkruar nga njëri prej avokatëve të zgjedhur nga i pandehuri Erion Veliaj.

Jo vetëm kaq, por më datë 10.10.2025, i njëjti avokat i zgjedhur ka bërë kërkesë pranë organit procedues për vënien në dispozicion të një kopjeje të akteve, ku pasqyrohen veprimet hetimore shtesë të kryera për periudhën 24.7.2025 deri në muajin Shtator 2025. Në këtë kërkesë, vetë avokati i zgjedhur shprehet se; “më datë 23.07.2025 janë njoftuar për përfundimin e hetimeve dhe u është vendosur në dispozicion një USB me kopje të akteve të këtij procedimi penal.”

Prokurorët e çështjes theksojnë se mënyra vijuese e ndërveprimit pas këtij momenti procedural, mes të pandehurit dhe avokatit të zgjedhur prej tij, i takon marrëdhënies së ndërtuar mes tyre dhe nëasnjë rast, nuk përfshin organin procedues me pretendime të pabazuara në ligj.

Prokuroria e Posaçme vazhdon të zbatojë ligjin dhe të sigurojë një proces gjyqësor të rregullt dhe transparent.

TË LIDHURA

Ish-kryebashkiaku i Finiqit shpallet fajtor për abuzim me tenderat, dënohet me 4 vite burg
Aktualitet

Ish-kryebashkiaku i Finiqit shpallet fajtor për abuzim me tenderat, dënohet me 4 vite burg

12:41 | 14/04/2026
SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin
Aktualitet

SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin

10:40 | 14/04/2026
Rama: Kemi kaluar nga Shqipëria që përpiqej të mbijetonte, në atë që përmirësohet
Aktualitet

Rama: Kemi kaluar nga Shqipëria që përpiqej të mbijetonte, në atë që përmirësohet

10:36 | 14/04/2026
Next Post
Trafik i rënduar Tiranë–Elbasan, radhë të gjata nga Kërraba në Bradashesh

Trafik i rënduar Tiranë–Elbasan, radhë të gjata nga Kërraba në Bradashesh

Kaluan afatet, ligji për “barazinë gjinore” do të hyjë në fuqi pa firmën e presidentit Begaj

Kaluan afatet, ligji për “barazinë gjinore” do të hyjë në fuqi pa firmën e presidentit Begaj

Kremlini: Rusia do të vijojë luftën nëse Ukraina refuzon kushtet për paqen

Kremlini: Rusia do të vijojë luftën nëse Ukraina refuzon kushtet për paqen







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Akuzohet se vrau fqinjin e tij me çekiç, Gjykata e Apelit dënon me burg përjetë Isuf Hasën
Aktualitet

Akuzohet se vrau fqinjin e tij me çekiç, Gjykata e Apelit dënon me burg përjetë Isuf Hasën

by mirseda
13:05 | 14/04/2026
0

Gjykata e Apelit ka dënuar me burgim të përjetshëm Isuf Hasa, i akuzuar për vrasjen e fqinjit...

Ktheu magazinën në ‘fermë bari’, kapet në arrati i kërkuari

Ktheu magazinën në ‘fermë bari’, kapet në arrati i kërkuari

12:56 | 14/04/2026
Ish-kryebashkiaku i Finiqit shpallet fajtor për abuzim me tenderat, dënohet me 4 vite burg

Ish-kryebashkiaku i Finiqit shpallet fajtor për abuzim me tenderat, dënohet me 4 vite burg

12:41 | 14/04/2026
E rëndë! Të shtëna me armë në Suedi, vdes 20-vjeçari shqiptar, plagoset vajza që e shoqëronte

E rëndë! Të shtëna me armë në Suedi, vdes 20-vjeçari shqiptar, plagoset vajza që e shoqëronte

12:37 | 14/04/2026
Në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52-vjeçari në Malësi të Madhe

Në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52-vjeçari në Malësi të Madhe

12:34 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com