Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

SPAK nxjerr njoftim zyrtar për Belinda Ballukun

3 muaj ago
in Politikë
SPAK nxjerr njoftim zyrtar për Belinda Ballukun

Ditën e sotme, zv.Kryeministrja Belinda Balluku, është paraqitur sëbashku me avokaten e saj në SPAK, pas thirrjes nga prokurori Dritan Prençi.

SPAK ka reaguar zyrtarisht, ku sqaron arsyet e thirrjes së Ballukut. Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme, thuhet se Ballukut i është njoftuar akuza “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Njoftimi i plotë:

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025 (bashkuar me procedimet penale nr.167 dhe 181 të vitit 2024), për veprën penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.
Në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal, sot, më 31.10.2025 i është njoftuar akuza të pandehurës Belinda Balluku, me funksionin e lartë shtetëror, Ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet, 258/2 dhe 25 i Kodit Penal.

Deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, kanë të bëjnë me veprimet e saj, në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit të saj, procedura është rihapur në datën 22.6.2021, me fond limit, 18 967 810 952.08 (tetëmbëdhjetë miliardë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e tetëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy (pikë) zero tetë) lekë pa TVSH.

Më 21.10.2025, Prokuroria e Posaçme, si organ procedues ka njoftuar të pandehurën përmes shkresës me numër protokolli 37398. E pandehura, pasi mori dijeni, ka njoftuar më 23.10.2025, organin procedues se nuk mund të paraqitej në datën dhe orën e caktuar. Me anë të një shkrese tjetër, me numër protokolli 37881, datë 24.10.2025, Prokuroria e Posaçme kërkoi paraqitjen e saj sot, më 31 tetor, në orën 15:00”, thuhet në njoftimin e SPAK.

TË LIDHURA

Mesazh nga Bashkimi Evropian: Shqipëria në rrugën e duhur, progres konkret pas takimeve në Tiranë
Politikë

Mesazh nga Bashkimi Evropian: Shqipëria në rrugën e duhur, progres konkret pas takimeve në Tiranë

18:54 | 06/02/2026
Kushtetuesja vendos sot për Ballukun, Sali Berisha: Rama po ushtron presion mbi gjyqtarët
Politikë

Kushtetuesja vendos sot për Ballukun, Sali Berisha: Rama po ushtron presion mbi gjyqtarët

18:48 | 06/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD
Politikë

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026
Next Post
Salianji: Nano formoi breza politikanësh dhe një parti moderne të majtë

Salianji: Nano formoi breza politikanësh dhe një parti moderne të majtë

KQZ publikon fletët e votimit për zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki më 9 nëntor

KQZ publikon fletët e votimit për zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki më 9 nëntor

SPAK ngre akuzë për “shkelje të barazisë në tendera”

SPAK ngre akuzë për “shkelje të barazisë në tendera”







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026




TË FUNDIT

Mesazh nga Bashkimi Evropian: Shqipëria në rrugën e duhur, progres konkret pas takimeve në Tiranë
Politikë

Mesazh nga Bashkimi Evropian: Shqipëria në rrugën e duhur, progres konkret pas takimeve në Tiranë

by mirseda
18:54 | 06/02/2026
0

Komisioneri Europian për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner këtë të premte ndodhet në Tiranë për...

Kushtetuesja vendos sot për Ballukun, Sali Berisha: Rama po ushtron presion mbi gjyqtarët

Kushtetuesja vendos sot për Ballukun, Sali Berisha: Rama po ushtron presion mbi gjyqtarët

18:48 | 06/02/2026
Reshjet e shiut përmbytin oborre banesash në Bardhaj të Shkodrës

Reshjet e shiut përmbytin oborre banesash në Bardhaj të Shkodrës

18:44 | 06/02/2026
Trafiku i mbetjeve të rrezikshme: Gjykata e Durrësit zbaton 20 nga 33 masat e Prokurorisë

Trafiku i mbetjeve të rrezikshme: Gjykata e Durrësit zbaton 20 nga 33 masat e Prokurorisë

18:25 | 06/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com