Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

SPAK merr të pandehur avokatin Besart Logu

1 muaj ago
in Aktualitet
SPAK merr të pandehur avokatin Besart Logu

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka marrë ditën e sotme, 11 nëntor 2025, të pandehur avokatin Besart Logu.

Ndaj tij rëndojnë akuzat “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, si dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më 11 nëntor 2025, ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme, çështjen penale nr. 242/2024, në ngarkim të të pandehurit Besart Logu.

Çështja është regjistruar më 27.11.2024 për veprat penale:

“Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, dhe
“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.
Procedimi u regjistrua pas kallëzimit të shtetasit me iniciale, S.C. dhe është ndjekur me hetime proaktive duke u mbështetur në metoda speciale të hetimit“, njofton SPAK-u.

Të dhënat e hetimit

Ka qenë denoncimi i shtetasit S.C., ndaj Logut, që bëri SPAK-un të zhvillojë hetime ndaj avokatit. Kështu, nga hetimet, ka rezultuar se me datë 13 dhjetor 2024, Logu ka kërkuar dhe ka marrë shumën prej 8 mijë euro për të ndikuar tek prokurori, gjyqtari dhe ekspertët kontabël lidhur me çështjen gjyqësore të denoncuesit.

Shuma prej 8 mijë euro, është dorëzuar tek Logu përmes një agjenti të infiltruar, me premtimin e avokatit se klienti i tij do të lirohej nga masa e arrestit.

Denoncuesi sakaq, akuzohej për “Krijim i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim, “Fshehje e të ardhurave” dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, kryer në bashkëpunim

“Nga provat e grumbulluara, ka rezultuar se i pandehur Besart Logu ka kërkuar dhe më pas ka marrë, në datën 13 dhjetor 2024, shumën prej 8000 eurosh, me qëllim ndikimin tek prokurori, gjyqtari dhe ekspertët kontabël që kishin në shqyrtim çështje penale, në ngarkim të klientit të tij, shtetasit S.C., në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm,Tiranë.

Klienti i tij akuzohej për veprat penale, “Krijim i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim, “Fshehje e të ardhurave” dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 144/a dhe 25, 180/3 dhe 190/2 të Kodit Penal.

Shuma është dorëzuar nga agjenti i infiltruar dhe është marrë nga i pandehuri kundrejt premtimit për të liruar klientin e tij të arrestuar. Rezultatet e hetimeve provojnë se shuma prej 8000 eurosh nuk është marrë si pagesë për shërbimet ligjore të ofruara si avokat, por si përfitim i parregullt, me qëllim ndikimin e paligjshëm tek funksionarët e drejtësisë, në këmbim të daljes nga burgu të klientit të tij, fakt i cili nuk ndodhi, bazuar mbi hetimet e kryera.

Nga analiza e provave, Prokuroria e Posaçme ka arritur në përfundimin se i pandehuri Besart Logu ka konsumuar elementët e veprës penale, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1/4 i Kodit Penal.

Kjo vepër penale është formale dhe për kyerjen e saj nuk kërkohet realizimi i pasojës së premtuar (p.sh. lirimi nga burgu apo lehtësimi i akuzave), por mjafton kërkimi ose marrja e përfitimit të parregullt me këtë pretendim“, njofton SPAK-u.

Kujtojmë se ndaj Besart Logut, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata caktoi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Në një reagim të bërë në rrjetet sociale më parë, avokati Logu u shpreh se nuk ka kryer asnjë veprim që mund të ngrejë dyshime për ndonjë vepër penale të mundshme.

Për rastin konkret, ai thotë se nuk është përfshirë në asnjë episod korrupsioni apo akti të paligjshëm dhe ka bërë vetëm punën e avokatit, si në ngritjen e mbrojtjes, ashtu edhe në takime me familjarë e të njohur të klientit, qofshin këta edhe agjentë të infiltruar.

TË LIDHURA

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin
Aktualitet

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Next Post
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Kush është personi që mbeti i plagosur në atentatin ku u ekzekutua Gilmando Dani.

Atentati ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, agjenti i AMP-së u plagos rëndë

Atentati ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, agjenti i AMP-së u plagos rëndë

Atentati në Rinas, del foto e të plagosurit

Atentati në Rinas, del foto e të plagosurit







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj
Showbizz

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

by mirseda
23:59 | 20/12/2025
0

Gjatë prime-t të parë të Big Brother VIP 5, nuk ka munguar asgjë. Gjatë komentit për lojën...

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Rama pret trupin diplomatik në mbrëmjen e fundvitit: Krenarë për Shqipërinë!

Rama pret trupin diplomatik në mbrëmjen e fundvitit: Krenarë për Shqipërinë!

20:52 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com