Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

SPAK kërkon që pasuritë e biznesmenit Anton Gjinaj t’i kalojnë shtetit: Të konfiskohet edhe kompania “ALESIO – 2014”

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
SPAK kërkon që pasuritë e biznesmenit Anton Gjinaj t’i kalojnë shtetit: Të konfiskohet edhe kompania “ALESIO – 2014”

Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar gjykatës që të pranojë kërkesën për konfiskimin e pasurive të biznesmenit Anton (Pashuk) Gjinaj (Gjini) dhe personave të lidhur me të, në bazë të ligjit për goditjen e krimit të organizuar.

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar të pasurive të shtetasit Anton GJINAJ dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri dhe Spanjë, thotë SPAK.

Pas një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm në lidhje me proçedimin pasuror nr.7 të vitit 2021, SPAK më datë 21.07.2023 ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën me objekt konfiskimin e pasurive të sekuestruara, konkretisht:

Shoqëria “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr.L41713003M, me datë themelimi 08.05.2014 dhe datë regjistrimi 13.05.2014, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”, me adresë të zyrës qëndrore të shoqërisë në Shqipëri: Njësia Administrative Nr.11, Bulevardi “Lord Bajron”, banesë private Nr.14, Tiranë, me kapital 30 100 000 lekë, me administrator të shoqërisë shtetasen K. Gj., me ortak të vetëm shtetasin Anton Gjinaj, vlera e kapitalit 30 100 000 lekë, numri i pjesëve 1, pjesëmarrja në përqindje 100, me status “Aktiv”.
Shoqëria “DEIZI – M” shpk, me NIPT Nr.L82212004G, me datë themelimi 22.09.2018 dhe datë regjistrimi 12.10.2018, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”, me adresë të zyrës qëndrore të shoqërisë në Shqipëri: Njësia Administrative Nr.2, Bulevardi “Bajram Curri”, Qendra Galeria “ETC”, Hyrja B, Tiranë, me kapital 10 000 000 lekë, me likuidator të shoqërisë shtetasin E. Pjetri, me ortak të vetëm shtetasin Anton Gjinaj, vlera e kapitalit 10 000 000 lekë, numri i pjesëve 1, pjesëmarrja në përqindje 100, me status “Shoqëri në likuidim e sipër”.
Shoqëria “POLYSTYRENE (EPS) MANUFACTURER” shpk, me NIPT Nr. L81811014B, me datë themelimi 04.06.2018 dhe datë regjistrimi 11.06.2018, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”, me adresë të zyrës qëndrore të shoqërisë në Shqipëri: Fashati Ahmetaq, Fushë-Prezë, Tiranë, me kapital 100 000 lekë, me administrator të shoqërisë shtetasin Anton Gjinaj, me ortak të vetëm shtetasin Anton Gjinaj, vlera e kapitalit 100 000 lekë, numri i pjesëve 1, pjesëmarrja në përqindje 100, me status “Pezulluar”.
Shoqëria “FORALB ALABASTER” shpk, me NIPT Nr.J62903844I, me datë themelimi 04.11.1994 dhe datë regjistrimi 08.11.1994, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”, me adresë të zyrës qëndrore të shoqërisë në Shqipëri: Mengaj, Kavajë, me kapital 30 980 000 lekë, me administrator të shoqërisë shtetasin Anton Gjinaj, me ortak shoqërinë “ALESIO 2014” shpk, vlera e kapitalit 23 232 000 lekë, numri i pjesëve 23 232, pjesëmarrja në përqindje 74.99% dhe ortak tjetër Ministrinë e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës, vlera e kapitalit 7 746 000 lekë, numri i pjesëve 7 746, pjesëmarrja në përqindje 25%, me status “Aktiv”.
Shoqëria “XYZ 08” shpk, me NIPT Nr.K92110004Q, me datë themelimi 18.02.2008 dhe datë regjistrimi 10.09.2008, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”, me adresë të zyrës qëndrore të shoqërisë në Shqipëri: Njësia Administrative Nr.11, Bulevardi “Lord Bajron”, banesë private Nr.14, Tiranë, me kapital 100 000 lekë, me administrator të shoqërisë shtetasin Elton Pjetri, me ortak shoqërinë “ALESIO 2014” shpk, vlera e kapitalit 100 000 lekë, numri i pjesëve 1, pjesëmarrja në përqindje 100%, me status “Aktiv”.
Shoqëria “GARDEN RESIDENCE TURDIU” shpk, me NIPT Nr.L91425024V, me datë themelimi 21.02.2019 dhe datë regjistrimi 25.02.2019, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”, me adresë të zyrës qëndrore të shoqërisë në Shqipëri: Rruga e “Durrësit” (zona e ish-fushës së aviacionit), Pasuria Nr.1/284, Vol.13, Fq.42, ZK8210, Tiranë, me kapital 1 000 000 lekë, me administrator të shoqërisë shtetasen K. Gj., me ortak shoqërinë “ALESIO 2014” shpk, vlera e kapitalit 1 000 000 lekë, numri i pjesëve 1, pjesëmarrja në përqindje 100%, me status “Aktiv”.
Pasuri Nr.10/587, me sipërfaqe totale 1 290 m2, e llojit truall nga e cila 246 m2 ndërtesë, me adresë Rruga “Gjergj Legisi”, Tiranë, në emër të shtetases R. Gjini (bashkëshortja e subjektit nën hetim pasuror).
Pasuri Nr.10/303+1-12, me sipërfaqe totale 120 m2, apartament, me adresë, Laprakë, Tiranë në emër të shtetases R. Gjini (bashkëshortja e subjektit nën hetim pasuror).
Pasuri Nr.1/357, me sipërfaqe totale 301.5 m2, e llojit truall nga e cila 246 m2 ndërtesë, me adresë Rruga “Irfan Tomini”, Tiranë në emër të shtetasit P. Kola, (bashkëshorti i shtetases K. Gj., vajza e subjektit nën hetim pasuror).
Pasuri Nr.25/32, me sipërfaqe totale 1 680 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë, blerë në shumën 4 000 000 lekë, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr. L41713003M.
Pasuri Nr.25/30, me sipërfaqe totale 6 530 m2, e llojit arë, me adresë Rruga “Fadil Rada”, Tiranë, blerë në shumën 42 000 000 lekë, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr. L41713003M.
Pasuri Nr.25/28, me sipërfaqe totale 5 560 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë, blerë në shumën 22 750 000 lekë, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr. L41713003M.
Pasuri Nr.25/23, me sipërfaqe totale 3 930 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr.L41713003M.
Pasuri Nr.25/33, me sipërfaqe totale 1 670 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr.L41713003M.
Pasuri Nr.3/283, me sipërfaqe totale 480 m2, e llojit truall, me adresë Tiranë, blerë në shumën 13 245 000 lekë, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr.L41713003M.
Pasuri Nr.3/283-ND, me sipërfaqe totale 84.4 m2, e llojit ndërtesë, me adresë Tiranë, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr.L41713003M.
Pasuri Nr.3/169-ND, me sipërfaqe totale 57.8 m2, e llojit ndërtesë, me adresë Tiranë, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr.L41713003M.
Pasuri Nr.598/47, me sipërfaqe totale 2 092.4 m2, e llojit truall, me adresë Lundër, Tiranë, blerë në shumën 1 157 000 euro, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr.L41713003M.
Pasuri Nr.21/17, me sipërfaqe totale 700 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë, blerë në shumën 1 157 000 euro, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr.L41713003M.
Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli CLS320CDI, në emër të shtetasit F. Murati.
Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, në emër të shtetases R. Gjini (bashkëshortja e subjektit nën hetim pasuror).
Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli GLE 400 d 4MATIC Coupe, në emër të shtetases K Gj. (vajza e subjektit nën hetim pasuror).
Automjet i tipit autoveturë, e markës “VOLKSWAGEN”, modeli “GOLF”, në emër të shtetasit P. Kola (bashkëshorti i shtetases K. Gj., vajza e subjektit nën hetim pasuror).
Nga aktet e administruara rezulton se me vendimin Nr.9 të vitit 2010, të Gjykatës Provinciale të Alicante,me seli në Elce, Spanjë është deklaruar fajtor i pandehuri Pashuk Gjini dhe është dënuar me 8 vjet e 9 muaj burgim për vepren penale të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Po kështu, rezulton se shtetasi Pashuk Gjini ne muajin Qershor te vitit 2006 në bashkëpunim me pjestarë të tjerë të grupit kriminal, shtetasit Eduart Shehi, Matijas Fernadez, Maxim Antonov, Roy Evans, Edëin Dubbelman, Pieter Cornels dhe persona te tjerë të paidentifikuar, kanë trafikuar në Spanjë një sasi prej 50 kg e 610 gram lëndë narkotike të llojit ‘’heroinë’’, me një vlerë tregu prej 1 941 623 Euro. Nga verifikimet e kryera nga ana e policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithëshme të Policisë së Shtetit rezulton se shtetasi Pashuk Gjini me datë 17.02.2011, ka bërë ndërrimin e emrit nga “Pashuk Gjini” në “Anton Gjinaj”.

TË LIDHURA

Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës
Aktualitet

Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës

22:46 | 04/09/2025
Dy turistë francezë humbin rrugën në Parkun “Shebenik”, gjenden pas 2 orësh kërkime
Aktualitet

Dy turistë francezë humbin rrugën në Parkun “Shebenik”, gjenden pas 2 orësh kërkime

21:57 | 04/09/2025
Në Angli u zbuluan ferma kanabisi dhe kokainë; një shqiptar u arrestua
Aktualitet

Në Angli u zbuluan ferma kanabisi dhe kokainë; një shqiptar u arrestua

20:30 | 04/09/2025
Next Post
Sulmi kibernetik më Shqipëri/ Ministri i Mbrojtjes: Do të ketë dhe në të ardhmen

Zjarret, Peleshi kritikon bashkitë: Monitorimi dështoi

Financimi rus/Balla: Shqipëria nuk është vend imun, të rrisim transparencën

Balla: Zjarret në Vlorë dhe Fier të qëllimshme, policia të gjejë autorët

Sherr mes të rinjve në Lezhë, plagoset 27-vjeçari, vihet në pranga autori

Rrezikoi të binte nga dritarja e katit të pestë, shpëtohet 5-vjeçari në Lushnjë

JU REKOMANDOJMË

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

14:01 | 29/08/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

19:10 | 01/09/2025




TË FUNDIT

Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës
Aktualitet

Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës

by mirseda
22:46 | 04/09/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku një person dyshohet se ka...

“Parku Eden” kushtoi 3.7 milionë euro/ Rama: U pëlqen atyre që vijnë të më takojnë

“Parku Eden” kushtoi 3.7 milionë euro/ Rama: U pëlqen atyre që vijnë të më takojnë

22:15 | 04/09/2025
Dy turistë francezë humbin rrugën në Parkun “Shebenik”, gjenden pas 2 orësh kërkime

Dy turistë francezë humbin rrugën në Parkun “Shebenik”, gjenden pas 2 orësh kërkime

21:57 | 04/09/2025
A është shitur ishulli i Sazanit? Rama zbulon detaje nga projekti i dhëndrit të Trump

A është shitur ishulli i Sazanit? Rama zbulon detaje nga projekti i dhëndrit të Trump

21:36 | 04/09/2025
Në Athinë, një çift u gjet i vrarë në apartament, gruaja në gjendje dekompozimi

Në Athinë, një çift u gjet i vrarë në apartament, gruaja në gjendje dekompozimi

21:12 | 04/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com