Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

SPAK kërkon 17 vite burg për Islam Sefën

3 javë ago
in Aktualitet
SPAK kërkon 17 vite burg për Islam Sefën

Prokuroria e Posaçme dha konkluzionet përfundimtare për Islam Sefën, i akuzuar për trafikimin e 912 kilogramë drogë nga Shqipëria drejt Gjermanisë, duke kërkuar dënimin e tij me 17 vite burg.

Në rast se Sefa shpallet fajtor nga GJKKO, dënimi i tij zbret në 11 vite e 4 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ai u arrestua në korrik të vitit të kaluar pranë Prokurorisë së Posaçme, pasi u konstatua nga agjentët e BKH në një lokal pranë organit të akuzës.

SPAK e akuzon Sefën se ai është drejtuesi dhe financuesi i trafikut të drogës nga Shqipëria në Gjermani, në vlerën e 3.3 mln eurove.

ARRESTIMI

Islam Sefa, njeriu i cili u arrestua më 3 korrik 2024 në një lokal pranë godinës së SPAK akuzohet se është drejtuesi dhe financuesi i trafikut të drogës në Gjermani me vlerën e 3.3 mln eurove.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për median nga SPAK lidhur me një hetim të përbashkët i SPAK me autoritetet gjermane që kishin identifikuar një grup kriminal shqiptaro – gjerman që merrej me trafik droge

SPAK tha në atë kohë se ka identifikuar 12 persona anëtarë të këtij grupi nga të cilët 8 janë shqiptarë dhe 4 shtetas gjermanë

Sipas SPAK grupi kriminal, gjatë viteve 2020-2021, kanë importuar në Republikën Federale Gjermane, në disa episode, sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit marijuana.

Sasia e lëndës narkotike sigurohej kryesisht nga Shqipëria dhe Spanja, e cila pasi futej në territorin gjerman, është tregëtuar në rajonin Wolfsburg-ut, Magdeburg-ut, si dhe në vende të tjera të Bashkimit Evropian.

Gjatë hetimeve janë evidentuar 9 (nëntë) episode dhe është provuar se sasia e lëndës narkotike të trafikuar është 912 kg marijuanë, kurse vlera e lëndës narkotike të trafikuar kap vlerën prej 3.374.400 (tremilionë e treqindë e shtatëdhjetë mijë e katërqind) euro.

Bazuar në aktet dhe provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit, ka rezultuar e provuar se personi i arrestuar Islam Sefa është drejtuesi dhe financuesi i kësaj veprimtarie të paligjshme kriminale.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, bazuar në materialin e referuar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka regjistruar (kryesisht) procedimin penal me Nr. 150 të vitit 2022, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, 28 pika 4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Këto hetime janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet gjermane të drejtësisë, strukturat e hetimit të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, si dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, për interesa të të cilave janë ndërmarrë një sërë veprime të rëndësishme hetimore.

Nga aktet e administruara për interesa të këtij procedimi penal ka rezultuar se, autoritetet gjermane të drejtësisë e më konkretisht Prokuroria e Braunschëeig, ka vijuar me kryerjen e hetimeve ndaj një grupimi në përbërje të të cilit kishte disa shtetas shqiptarë, të cilët, si pjesë e një grupi kriminal, gjatë viteve 2020-2021, kanë importuar në Republikën Federale Gjermane, në disa episode, sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit marijuanë. Sasia e lëndës narkotike sigurohej kryesisht nga Shqipëria dhe Spanja, e cila pasi futej në territorin gjerman, është tregëtuar në rajonin Ëolfsburg-ut, Magdeburg-ut, si dhe në vende të tjera të Bashkimit Evropian.

Për interesa të këtij procedimi penal janë administruar aktet nga autoritetet gjermane dhe franceze të drejtësisë, ku nga këqyrja dhe analizimi i të dhënave të administruara është bërë e mundur identifikimi i 12 (dymbëdhjetë) personave nga atë cilët 8 janë shqiptarë dhe 4 (katër) shtetas gjermanë të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Gjatë hetimeve janë evidentuar 9 (nëntë) episode dhe është provuar se sasia e lëndës narkotike të trafikuar është 912 (nëntëqindë e dymbëdhjetë) kg marijuanë, kurse vlera e lëndës narkotike të trafikuar kap vlerën prej 3.374.400 (tremilionë e treqindë e shtatëdhjetë mijë e katërqind) euro.

Për interesa të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masës të sigurimit personal për personin në hetim, dhe gjykata ka vendosur pranimin e kërkesës, caktimin e masës të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, më datë 02.07.2024, në afërsi të ambienteve të SPAK-ut, është bërë e mundur që të ekzekutohet masa e sigurimi personal “arrest në burg”, për personin nën hetim I.S. Bazuar në aktet dhe provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit, ka rezultuar e provuar se personi i arrestuar I.S. është drejtuesi dhe financuesi i kësaj veprimtarie të paligjshme kriminale.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, edhe kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës, dhe nga janë ekzekutuar 4 (katër) vendimet e gjykatës dhe janë realizuar kontrolle (banesash, biznesesh, automjetesh, dhe personash).

Pas kontrolleve të ushtruara në territorin shqiptar, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

3.070 (tremijë e shtatëdhjetë) euro;

Një automjet luksoz tip BMË X5;

Pas kontrolleve të ushtruara në territorin gjerman, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

1(një) automjet i llojit Mercedes i tipit Citan;

3.095 (tremijë e nëntëdhjetë e pesë) euro;

60 kg marijuanë e ndarë në pako me mbishkrimin “Kruja”;

Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.

Një falenderim i veçantë i drejtohet Eurojust, Europol, si dhe Atasheut të Sigurisë së Brendshme të Ambasadës Gjermane në Shqipëri, të cilët kanë mbështetur dhe ndihmuar SPAK.

TË LIDHURA

Dh*noi babain e tij dhe theu masën e “Arrest në shtëpi”, arrestohet 42-vjeçari
Aktualitet

Dh*noi babain e tij dhe theu masën e “Arrest në shtëpi”, arrestohet 42-vjeçari

14:24 | 30/05/2025
Proda takon drejtorin e Antimafies italiane
Aktualitet

Proda takon drejtorin e Antimafies italiane

13:51 | 30/05/2025
‘Mësues për Shqipërinë’ 2025, aplikimet mund të bëhen përmes e-Albania
Aktualitet

‘Mësues për Shqipërinë’ 2025, aplikimet mund të bëhen përmes e-Albania

13:44 | 30/05/2025
Next Post
Leo XIV drejton Meshën e Parë si Papë

Leo XIV drejton Meshën e Parë si Papë

LAJM I FUNDIT/ Gjendet pas 6 ditësh trupi i fadromistit në Klos

LAJM I FUNDIT/ Gjendet pas 6 ditësh trupi i fadromistit në Klos

350 pacientë me talasemi, si mund të parandalohet sëmundja nga çiftet e reja?

350 pacientë me talasemi, si mund të parandalohet sëmundja nga çiftet e reja?

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025




TË FUNDIT

A e dëmton kafeja shëndetin e zemrës? Ja çfarë thotë studimit
Analizë

A e dëmton kafeja shëndetin e zemrës? Ja çfarë thotë studimit

by mirseda
14:39 | 30/05/2025
0

Konsumi i kafesë nuk shoqërohet me një rrezik në rritje të fibrilacionit atrial, i cili është forma...

Dh*noi babain e tij dhe theu masën e “Arrest në shtëpi”, arrestohet 42-vjeçari

Dh*noi babain e tij dhe theu masën e “Arrest në shtëpi”, arrestohet 42-vjeçari

14:24 | 30/05/2025
Proda takon drejtorin e Antimafies italiane

Proda takon drejtorin e Antimafies italiane

13:51 | 30/05/2025
‘Mësues për Shqipërinë’ 2025, aplikimet mund të bëhen përmes e-Albania

‘Mësues për Shqipërinë’ 2025, aplikimet mund të bëhen përmes e-Albania

13:44 | 30/05/2025
Tensionet Moskë-Beograd shkojnë larg, bëjnë “kthesë” edhe mediat serbe

Tensionet Moskë-Beograd shkojnë larg, bëjnë “kthesë” edhe mediat serbe

13:39 | 30/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com