Prej më shumë se një viti në paraburgim, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj do të ketë mundësinë të njihet me të gjitha aktet hetimore.
SPAK ka dorëzuar në burgun e Durrësit të gjithë aktet hetimore të dosjes së Erion Veliaj pas vendimit të gjykatës se posaçme që urdhëroi BKH t’i vendosë në dispozicion 61 mijë faqe kryebashkiakut nën akuzë.















