Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

SPAK çon për gjykim Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin për trafik droge

7 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
SPAK çon për gjykim Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin për trafik droge

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar për gjykim, procedimin penal, nr.108 të vitit 2024 pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, në ngarkim të të pandehurve:

Gëzim BAKALLI (alias Shkembim Cërmanji), i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale:

i.“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, më shumë se një herë, në 15 (pesëmbëdhjetë) episode, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,

ii.“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal,

iii.“Falsifikim i dokumenteve”, të parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal (sa i përket lejes së drejtimit të automjetit/patentës kosovare),

iv.“Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, të parashikuar nga neni 189/1 i Kodit Penal sa i përket pasaportës kosovare),

v.“Falsifikim i akteve të gjendjes civile”, të parashikuar nga neni 191/1 i Kodit Penal (sa i përket kartës së identitetit kosovar).

Erjon LOCI, i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale:

i.“Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, më shumë se një herë, në 6(gjashtë) episode, parashikuar nga nenet 283/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,

ii.“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

Hetimet rreth këtij procedimi penal janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e drejtësisë zvicerane, Byronë Kombëtare të Hetimit si dhe strukturat e hetimit të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Nga aktet e administruara për interesa të këtij procedimi penal ka rezultuar e provuar se, Prokuroria e Kantonit të Solothurnit ka vijuar me kryerjen e hetimeve ndaj disa personave, mes të cilëve edhe shtetas shqiptarë, të cilët, gjatë viteve 2018-2024, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal kanë importuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kokainë, heroinë, marijuanë dhe ecstasy, që sigurohej kryesisht nga Amerika Latine dhe Gjermania. Më tej, këto sasi tregtoheshin në rajonin e Kantonit të Solothurn-it, si edhe në vende të tjera.

Nga hetimet paralele të kryera nga prokuroritë e dy vendeve, duke zbatuar metoda speciale të hetimit është bërë e mundur identifikimi dhe procedimi në Zvicër dhe në Shqipëri i 12 personave (shtetas shqiptarë, zviceranë, turq dhe italianë), të cilët ishin të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm kriminal. Autoritetet e drejtësisë zvicerianë kanë proceduar 10 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Me qëllim mbledhjen e provave që kanë të bëjnë me dokumentimin e aktivitetit të paligjshëm kriminal në territorin zviceran, lidhur me trafikimin, tregtimin dhe importimin e organizuar të lëndëve narkotike, janë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga këto veprime hetimore ka rezultuar e provuar se bashkëpunëtorët e personave të proceduar ose/dhe të dënuar nga autoritetet zvicerane të drejtësisë, të cilët kanë trafikuar lëndë narkotike në mënyrë të paligjshme në territorin e Konfederatës së Zvicrës në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe e kanë tregtuar atë në territorin zviceran janë dhe të pandehurit Gëzim Bakalli, si dhe Erjon Loci.

Nga aktet e administruara në kuadër të ndihmës së ndërsjellët juridike në fushën penale, ka rezultuar e provuar se të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë koordinuar me njëri-tjetrin në këto aktivitete kriminale edhe përmes komunikimeve me anë të platformave të enkriptuara “Sky ECC”, “Threma” dhe “Signal”.

I pandehuri Gëzim Bakalli ka patur rolin e drejtuesit dhe financuesit në këtë veprimtari të paligjshme kriminale, të cilën e ka konsumuar në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal në 15 (pesëmbëdhjetë) episode, ndërsa i pandehuri tjetër Erjon Loci, është njëri nga personat që ka ndihmuar të pandehurin Gëzim Bakalli, në transportimin dhe shitjen e lëndëve narkotike në territorin zviceran në 6 (gjashtë) episode.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në Zvicër dhe Shqipëri, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

22.25 kg heroinë (me përqindje pastërtie që varionte nga 62% – 30.7%),
345.4 kg kokainë (me përqindje pastërtie që varion nga 86.9% – 44.2%),
1.000 kg kokainë, (mbetur në tentativë)
2 kg marihuanë
10´000 tableta ecstasy
2(dy) armë zjarri (SIG 210, SIG 220), si dhe municion luftarak
një orë femrash “Rolex”,
një orë e markës “HUBLOT”,
dy pajisje regjistruese,
2 kapuçë maskimi dhe dokumente shkresore (kontrata shitblerje, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme),
karta bankare,
gjashtë telefona celularë
Me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të të pandehurve, Gëzim Bakalli dhe Erjon Loci është proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal nr. 108 të vitit 2024 në procedimin nr.108/1 i vitit 2025, për të cilin po vijojnë hetimet. (BalkanWeb)

TË LIDHURA

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës
Aktualitet

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”
Aktualitet

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital
Aktualitet

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Next Post
Trump k*rcënon Musk: Po shqyrtojmë mundësinë e dëbimit të tij

Trump k*rcënon Musk: Po shqyrtojmë mundësinë e dëbimit të tij

Flakët përfshijnë autobus dhe pallat në periferi

Flakët përfshijnë autobus dhe pallat në periferi

Kurti thotë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

Kurti thotë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com