Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

SPAK “bastis” Ministrinë e Financave,Sekuestrohen dokumentet për gjobën 120 mln euro të Bankers…

31 minuta ago
in Aktualitet
SPAK “bastis” Ministrinë e Financave,Sekuestrohen dokumentet për gjobën 120 mln euro të Bankers…

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet për heqjen e gjobës 120 milionë euro të Bankers Petroleum.

Kapitali ka mësuar se SPAK ka sekuestruar dokumentacionin në Ministrinë e Financave dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave mbi praktikën e heqjes së gjobës më të madhe të vendosur ndonjëherë nga autoritetet fiskale të vendit.

Kapitali lexoi një përgjigje zyrtare të Ministrisë së Financave ku konfirmon sekuestrimin e dokumentacionit nga SPAK.

Gjoba 120 milionë euro mbi Bankers Petroleum u vendos në vitin 2019 nga dogana e Fierit pas një hetimi dyvjeçar të kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Sipas këtij hetimi të kryer nga doganat, Bankers Petroleum ka shmangur të paktën 30 milionë euro detyrim akcize përmes solarit të prodhuar nga ARMO në rafinerinë e Ballshit.

Mbi këtë detyrim është zbatuar edhe gjoba trefish prej 90 milionë euro sic parashikonte ligji i procedurave duke e çuar shumën totale që duhet të paguante kompania në 120 milionë euro.

Por menjëherë pas plotësimit të procesverbalit të gjobës nga dega e doganës së Fierit, Bankers Petroleum u ankua në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë duke e cilësuar gjobën si të paligjshme, pasi sipas saj ajo nuk ka patur detyrim për të paguar akcizën e holluesit. Belinda Ballukiu iu drejtua me shkresë ministrisë së Financave duke i kërkuar që të konsultohej me avokaturën e Shtetit.

Rrjedhimisht, ministrja e atëhershme e Financave, Anila Denaj udhëzoi doganën që të pezullonte përkohësisht vendosjen e gjobës, me qëllim që kjo çështje të konsultohej me Avokaturën e Shtetit për të mos e ekspozuar Shqipërinë përballë rrezikut të një arbitrazhi.

Pas udhëzimit të ministrisë së Financave, Dogana e Fierit e pezulloi vendosjen e gjobës. Kjo ishte zanafilla e një kalvari neglizhencë dhe paligjshmërie.
Ligji shqiptar përcakton se çdo vendim përfundimtar mbi gjobat administrative duhet të përpunohet brenda 6 muajsh nga momenti i vendosjes. Por në këtë rast, gjoba u mbajt pezull për gati 7 vite, pavarësisht korrenspodencës mes institucioneve. Vetëm një muaj më parë, Dogana e Fierit vendosi riaktivizimin e gjobës 120 milionë euroshe, pasi e kishte mbajtur të pezulluar për vite të tëra.

Gazheli e mbajti gjobën pezull
Portali Skyweb.al raportoi pak ditë më parë mbi ekzistencën e të paktën dy shkresave, sipas të cilave drejtuesit e Doganës së Fierit i kanë rikujtuar kreut të Doganave, Gent Gazheli gjobën ndaj Bankers, duke e njoftuar për nevojën që të procesohej, pasi po mbahej pezull prej tij.

Megjithatë, pavarësisht njoftimeve me email dhe me shkresë zyrtare, vendimi nuk u trajtua nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Skyweb.al ka mësuar se gjatë vitit 2021, Gazheli është njoftuar disa herë nga ish-kreu i Doganës së Fierit, Olti Kuke për afatin ligjor të gjobës, por sërish nuk ka marrë asnjë vendim, duke e mbajtur çështjen të pezulluar.
Vetëm pak ditë më parë, pas shpërthimit të skandalit dhe referimit të dosjes nga Prokuroria e Fierit drejt SPAK-ut, Drejtoria e Doganave ka rikthyer në vëmendje çështjen, duke tentuar të procesojë vonë një vendim që duhej marrë pesë vite më parë./ Marrë nga “Kapitali.al”

TË LIDHURA

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin e përjetshëm për 2 autorët e ngjarjes së Lushnjës
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin e përjetshëm për 2 autorët e ngjarjes së Lushnjës

11:22 | 21/11/2025
Zv.kryeministrja u pezullua nga detyra,Kaso debat me Xhafajn: Po refuzon të japë dorëheqjen.
Aktualitet

Zv.kryeministrja u pezullua nga detyra,Kaso debat me Xhafajn: Po refuzon të japë dorëheqjen.

10:56 | 21/11/2025
Plarent Dervishaj kërkon përmes avokatëve gjyq me dyer të mbyllura.
Aktualitet

Plarent Dervishaj kërkon përmes avokatëve gjyq me dyer të mbyllura.

10:48 | 21/11/2025
Next Post
“Pse duhet pritur të vijë Oerdi?”Manja i kthehet deputetes së Fierit: Zeqine, mësohu që ka hierarki

“Pse duhet pritur të vijë Oerdi?”Manja i kthehet deputetes së Fierit: Zeqine, mësohu që ka hierarki

Europol: Krimi i organizuar po rekruton fëmijët përmes video lojërave

Europol: Krimi i organizuar po rekruton fëmijët përmes video lojërave

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin e përjetshëm për 2 autorët e ngjarjes së Lushnjës

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin e përjetshëm për 2 autorët e ngjarjes së Lushnjës







JU REKOMANDOJMË

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin e përjetshëm për 2 autorët e ngjarjes së Lushnjës
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin e përjetshëm për 2 autorët e ngjarjes së Lushnjës

by mirseda
11:22 | 21/11/2025
0

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm të 20 marsit...

Europol: Krimi i organizuar po rekruton fëmijët përmes video lojërave

Europol: Krimi i organizuar po rekruton fëmijët përmes video lojërave

11:20 | 21/11/2025
“Pse duhet pritur të vijë Oerdi?”Manja i kthehet deputetes së Fierit: Zeqine, mësohu që ka hierarki

“Pse duhet pritur të vijë Oerdi?”Manja i kthehet deputetes së Fierit: Zeqine, mësohu që ka hierarki

11:07 | 21/11/2025
SPAK “bastis” Ministrinë e Financave,Sekuestrohen dokumentet për gjobën 120 mln euro të Bankers…

SPAK “bastis” Ministrinë e Financave,Sekuestrohen dokumentet për gjobën 120 mln euro të Bankers…

11:04 | 21/11/2025
Zv.kryeministrja u pezullua nga detyra,Kaso debat me Xhafajn: Po refuzon të japë dorëheqjen.

Zv.kryeministrja u pezullua nga detyra,Kaso debat me Xhafajn: Po refuzon të japë dorëheqjen.

10:56 | 21/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com