Ditën e sotme, në orën 15:00 do të hapet Festivali i Vjeljes së Rrushit “HardhFest” në Rahovec.
Festivali Tradicional organizohet nga ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës dhe nga Komuna e Rahovecit.
Në këtë festival, i cili do të jetë i hapur deri më 10 shtator, prodhuesit e rrushit dhe verës do të kenë mundësinë e promovimit të produkteve të tyre.
Ministria ka investuar edhe në hapësirën ku organizohet festivali, në mënyrë që ajo të shfrytëzohet për shitjen e prodhimeve bujqësore nga fermerët edhe pas përfundimit të festivalit.