Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kosovo

Sot Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale në Kosovë

2 muaj ago
in Kosovo
Sot Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale në Kosovë

Historia e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë është po aq e panjohur sa edhe numri i saktë i këtyre rasteve. Traumat e tyre të patrajtuara i kanë vuajtur në disa raste edhe fëmijët e tyre

Në Kosovë, më 14 prill shënohet Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit. Kjo ditë, sipas autoriteteve, është shpallur për “ta njohur dhimbjen” e të gjithë të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës dhe për t’i kontribuar kujtesës kolektive.

Problemet e shumë të mbijetuarve të tjerë të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk përfunduan më 12 qershor, Ditën e Çlirimit të Kosovës.

Dhimbjet e tyre janë të ndryshme, nga problemet e shëndetit mendor e deri te pasojat afatgjate fizike.

Sipas një studimi të publikuar më 12 shtator për pasojat afatgjate të përdhunimeve të luftës në Kosovë, 86 për qind e të mbijetuarve përballen me probleme të çrregullimit të stresit post-traumatik (PTSD), ndërsa 96 për qind me nivele të larta të ankthit dhe depresionit.

“Jeta nuk ia vlen më”, ka qenë një fjali në mendjet e mbi 70 për qind të tyre, sipas raportit të organizatës Medica Gjakova.

Në këtë studim morën pjesë 200 të mbijetuar të dhunës gjatë luftës në Kosovë. Studimi përfshiu 191 gra dhe nëntë burra nga komunitete të ndryshme etnike.

Mirlinda Sada, drejtoreshë ekzekutive e Mediva Gjakova, theksoi se këto probleme të shëndetit mendor përkeqësohen nga izolimi social që përjetojnë shumë të mbijetuar.

“Një nga gjetjet më të habitshme nga ky studim është izolimi i vazhdueshëm me të cilin përballen të mbijetuarit. Këto gra dhe burra qëndrojnë në heshtje – jo me zgjedhje, por për shkak të frikës. Frikës nga turpërimi i familjes, frikës se mos braktisen nga komuniteti”, tha Sada në konferencën e mbajtur gjatë publikimit të studimit.

Të dhënat e publikuara tregojnë se pothuajse gjysma e të mbijetuarve njohin të mbijetuar të tjerë që nuk kanë folur asnjëherë për përvojën e tyre, ndërsa 70 për qind kanë thënë se i shmangin kontaktet me njerëz shkaku i frikës nga stigmatizimi.

“Kjo kulturë e heshtjes vazhdon të jetë një pengesë për shërimin e tyre. Këta persona nuk jetojnë thjesht me traumën e asaj që i është bërë gjatë luftës, ata vazhdojnë të durojnë pasojat e stigmës dhe të gjykimit shoqëror”, shtoi Sada.

Shumë nga të mbijetuarit e dhunës gjatë luftës në Kosovë i kanë përshkruar procedurat institucionale për verifikimin e statusit të tyre si të mbijetuar si “të lodhshme” dhe “të frikshme”.

Shumë kanë thënë se hezitojnë t’i marrin përfitimet që u takojnë në bazë të ligjeve shtetërore nga frika se do të merret vesh publikisht se ata ishin dhunuar gjatë luftës.

Në vitin 2014, Kosova kishte miratuar një ligj për t’ia njohur statusin e viktimës së dhunës seksuale të luftës personave të përdhunuar, duke ua mundësuar kështu atyre një pension ligjor prej rreth 230 eurosh në muaj.

Këto para përdoren prej disa të mbijetuarve edhe për t’i përballuar trajtimet shëndetësore për të cilat kanë nevojë, duke marrë parasysh që vetëm gjashtë për qind e të mbijetuarve e kanë përshkruar gjendjen e tyre fizike si të mirë.

Monika Hauser, themeluese e organizatës ndërkombëtare Medica Mondiale, bëri thirrje që institucionet në Kosovë të ndërmarrin më shumë masa për mbështetjen e të mbijetuarve.

“Ende nuk ka mjaftueshëm ndjeshmëri për këtë temë në mesin e shoqërisë, politikanëve dhe në botën profesionale, as edhe 25 vjet pas luftës. Institucionet nuk duhet t’i lënë gratë vetëm, duhet të marrin përgjegjësi”, tha Hauser.

Hauser tha se Kosova duhet të ofrojë më shumë shërbime që u ndihmojnë grave t’i përballojnë problemet psikike, shoqërore dhe fizike me të cilat ende përballen si pasojë e dhunës gjatë luftës.

Ajo, gjithashtu, tha se është e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar në Kosovë t’i mbështesë organizatat joqeveritare që ofrojnë mbështetje për të mbijetuarit e dhunës.

Numri i saktë i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë nuk dihet. Sipas një raporti të Qendrës Amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo shifër arrin deri në 20 mijë.

Gjatë konferencës, Hauser theksoi se me probleme të ngjashme përballen edhe të mbijetuarit e dhunës në vende të cilat kanë përjetuar konflikte të ngjashme si në Kosovë, për shembull, të mbijetuarit në Bosnje e Hercegovinë

TË LIDHURA

Kosovë: Politikanët shfrytëzojnë vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit
Kosovo

Kosovë: Politikanët shfrytëzojnë vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit

21:39 | 21/06/2025
Kosova përballet me krizë energjetike
Kosovo

Kosova përballet me krizë energjetike

18:00 | 20/06/2025
BE për dëbimin e policëve serbë nga Kosova: Kjo duhej të ishte masa e fundit
Kosovo

BE për dëbimin e policëve serbë nga Kosova: Kjo duhej të ishte masa e fundit

14:58 | 19/06/2025
Next Post
Në Shqipëri do të përgjysmohen lindjet në 3 dekadat e ardhshme

Në Shqipëri do të përgjysmohen lindjet në 3 dekadat e ardhshme

Rritet diferenca e pagave me pensionet, inflacioni rëndon të moshuarit

Rritet diferenca e pagave me pensionet, inflacioni rëndon të moshuarit

“Martin ylli më i bukur i qiellit”

“Martin ylli më i bukur i qiellit”

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Inter, mesfushori: Do respektoj kontratën, nuk largohem
Bota

Inter, mesfushori: Do respektoj kontratën, nuk largohem

by mirseda
19:12 | 24/06/2025
0

Në një intervistë për “La Republicca”, Henrikh Mkitaryan, mesfushori i Interit, ka folur për të ardhmen. “Kam...

Hapësira ajrore iraniane rihapet pjesërisht për fluturime ndërkombëtare

Hapësira ajrore iraniane rihapet pjesërisht për fluturime ndërkombëtare

19:10 | 24/06/2025
Milan lëviz për mesfushorin shqiptar, oferta për Brugge

Milan lëviz për mesfushorin shqiptar, oferta për Brugge

19:08 | 24/06/2025
“Miqtë e huaj më paralajmëruan për arrestimin dhe më ofruan azil politik”, Meta rrëfen nga burgu: Ja pse i refuzova

“Miqtë e huaj më paralajmëruan për arrestimin dhe më ofruan azil politik”, Meta rrëfen nga burgu: Ja pse i refuzova

18:47 | 24/06/2025
Zelensky paralajmëron Europën për kërcënimin rus:Nëse bie Ukraina, Rusia do trokasë në derën tuaj

Zelensky paralajmëron Europën për kërcënimin rus:Nëse bie Ukraina, Rusia do trokasë në derën tuaj

18:38 | 24/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com