Lëvizja Vetëvendosje, edhe pas kontrolleve të rrepta nga policia dhe sigurimi në Kuvendin e Kosovës, ka arritur që të hedhë gaz për herët të katërt brenda në sallën ku do të votohej për demarkacionin me Malin e Zi.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur për gjendjen në Kuvendin e Kosovës pas hedhjes së gazit lotsjellës në sallë.
Hoxhaj është shprehur se kjo çfarë po ndodh në Kuvend është absurde mirëpo që kjo gjendje duhet të përfundoj.
“Ajo se çfarë po ndodh është fundi i një situate absurde, mirëpo dua të theksoj se sonte duhet të përfundoj debati për demarkacioni të përfundoj me debate e jo me dhunë dhe kjo temë duhet të mbyllet, edhe këtë çështje nuk mund ta ndalim as tani”, tha Hoxhaj.
Ai ka shtuar se “Viti 2018 do të jetë vit i punës jo i tymit sonte të votohet demarkacioni, mirëpo se kur do të votohet këtë e vendos Kryesia”, ka shtuar Hoxhaj.