Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Sllovenia mbështet “ndarjen paqësore” të Bosnjes-Hercegovinës?

5 vjet ago
in Kryesore, Rajoni
Sllovenia mbështet “ndarjen paqësore” të Bosnjes-Hercegovinës?

Një takim joformal zë pak javë më vonë kryetitujt e mediave në Ballkan. Krerët sllovenë kanë shprehur aludime për plane gjeostrategjike të reja për Ballkanin, shkruhet. Por si u ngrit tymnaja mediatike?

Megjithëse presidenti slloven, Borut Pahor dhe kryeministri Janez Janša i hodhën poshtë zërat se ata mbështesin një ndryshim kufijsh në Ballkan, u thirr këtë javë në Ministrinë e Jashtme të Bosnjes, ambasadorja sllovene, Zorica Bukinac për të shpjeguar zërat e qarkulluar në media se ka “plane gjeostrategjike të reja për Ballkanin”. Portali “Euractiv” citon mediat boshnjake, se ambasadorja është ftuar prë shkak të një dokumenti jozyrtar, që kryeministri slloven, Janez Janša me gjasë ka dërguar në BE e ku bëhet fjalë për ndryshime të mundshme kufijsh në Ballkan.

Kryeministri slloven Janez Janša vetë i ka hedhur poshtë aludime të tilla. Edhe presidenti, Borut Pahour ka theksuar, se ai vetë preferon një anëtarësim të Bosnjes së bashkuar në BE. Ishte Željko Komšić, shkruan Euractiv, anëtari boshnjak i presidencës bsohnjake që ka pohuar për mediat lokale boshnjake, se presidenti slloven, Pahor në një takim jozyrtar, ka pyetur “nëse është e mundur një ndarje paqësore e Bosnje-Hercegovinës.” Me këtë ai ka pasur parasysh një shkëputje të Republikës Srpska, thuhet. Mediat shkruajnë se Pahor u ka thënë anëtarëve të presidencës boshnjake, Milorad Dodik, Šefik Džaferović dhe Komšić, se “kohët e fundit ka gjithnjë e më shumë zëra në Europë, që thonë, se shpërbërja e Jugosllavisë duhet të përfundohet. A mundeni ju në Bosnje të ndaheni paqësisht nga njëri-tjetri?”

Lidershipi slloven u përpoq këto ditë për shtensionim të situatës. Për Balkan Insight zyra e presidentit është shprehur, se “Presidenti Pahor dëshiron që Bosnje-Hercegovina sa më shpejt të jetë e mundur të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.  Ai thekson gjithmonë, rëndësinë gjeostrategjike të zgjerimit të BE, që do të përfshinte edhe Bosnjen.” Në njoftimin e zyrës së presidentit, theksohet, se presidenti Pahour paralajmëron “rregullisht nga ideja e dezintegrimit të Bosnje-Hercegovinës dhe një ridimensionim i kufijve në Ballkanin Perëndimor”. Në kontekstin e “shqetësimit për propozime të tilla”, sipas njoftimit të zyrës së presidentit ai ka shtruar pyetjen në mars anëtarëve të presidencës, nëse një shpërbërje e shtetit aktual vërtet do të shtrohej për ta si opsion. /DW/

Tags: BallkanBosnjaSllovenia

TË LIDHURA

Reanimacioni pa drita/ Dështoi sistemi, gjeneratorët rezervë të QSUT pa kontratë mirëmbajtjeje
Aktualitet

Reanimacioni pa drita/ Dështoi sistemi, gjeneratorët rezervë të QSUT pa kontratë mirëmbajtjeje

19:20 | 29/01/2026
Përfundon në GJKKO seanca gjyqësore Meta-Kryemadhi
Aktualitet

Përfundon në GJKKO seanca gjyqësore Meta-Kryemadhi

17:45 | 29/01/2026
Dëshmi pas 15 vitesh për Bleona Matën, nëna: Hallat duhet të jenë në burg
Aktualitet

Dëshmi pas 15 vitesh për Bleona Matën, nëna: Hallat duhet të jenë në burg

17:40 | 29/01/2026
Next Post
Kërcet arma në Tiranë/ Sherr mes 2 ortakëve të një pallati në ndërtim

Kavajë/Plagosje me armë zjarri në orët e vona të natës, vijon kontrolli i zonës

Mungesa e figurave dhe e alternativave të reja, karakteristikat e kësaj fushate

Mungesa e figurave dhe e alternativave të reja, karakteristikat e kësaj fushate

Vlorë/ Ekzekutohet me armë zjarri 31-vjeçari (Emri)

Tiranë/ Nga dhuna ndaj gruas tek dhuna ndaj rojes së parkingut njofton Policia







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

ZYRTARE/ Asllani zbarkon në Stamboll, firmos për Beshiktash
Sport

ZYRTARE/ Asllani zbarkon në Stamboll, firmos për Beshiktash

by mirseda
11:21 | 30/01/2026
0

Saga” Asllani merr fund, me mesfushorin kuqezi që zgjodhi Turqinë për të vijuar karrierën e tij. Për...

“S’vjen llokum nga shteti”/ Rama ‘kritik’ me fermerët: Na duhen ndërmarrje përpunimi!

“S’vjen llokum nga shteti”/ Rama ‘kritik’ me fermerët: Na duhen ndërmarrje përpunimi!

10:55 | 30/01/2026
Skema Kombëtare 2026: Rama e Balluku takim me fermerët

Skema Kombëtare 2026: Rama e Balluku takim me fermerët

10:21 | 30/01/2026
“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka futur në rend ditë çështjen e gjyqtares Irena Gjoka.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka futur në rend ditë çështjen e gjyqtares Irena Gjoka.

10:12 | 30/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com