Një lojtar dëmtohet rëndë gjatë një ndeshje në Brazil, por ajo që ndodh më ambulancën është qesharake. Ishte duke u zhvilluar ndeshja mes Flamengos dhe Vasco da Gama-s, ku lojtarët janë detyruar që të shtyjnë ambulancën e cila zbriti në fushë për të marrë futbollistin, pasi nuk ndizej.
Bëhet fjalë për Bruno Silvan, i cili kërkoi ndihmën e personelit mjekësor pas një dëmtimi që pësoi në pjesën e dytë. Por u desh ndihma e futbollistëve për të nxjerrë mjetin nga fusha.
“Kjo është hera e parë që më ndodh diçka e tillë. Ishte skenë mjerane. Mendova se shoferi po tallej por me të vërtetë që ambulanca nuk po ndizej,” shprehet Rever, mbrojtës i Flamengos. Sa i përket ndeshjes, ajo përfundoi me rezultatin 1-1.