Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Skënderbeu”, myftiu i Tiranës: Nuk ka arsye për të mbuluar heroin, do falemi aty edhe Bajramin tjetër

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
“Skënderbeu”, myftiu i Tiranës: Nuk ka arsye për të mbuluar heroin, do falemi aty edhe Bajramin tjetër

“Dua të jap një sqarim publik për vëllezërit katolikë e ortodoksë dhe gjithë shqiptarët. Nuk kemi pasur asnjë qëllim të fyejmë apo të mbulojmë Skënderbeun. Ai është Heroi Kombëtar i shqiptarëve dhe as nga ana fetare, as nga historike prania e monumentit të tij në shesh nuk përbën asnjë problem për myslimanët, as për faljen e namazit”. 

Teksa i është kërkuar një sqarim për “mbulimin” e Skënderbeut me ekran gjatë faljes së namazit, myftiu i Tiranës, Ylli Gurra tha se kanë qenë më së shumti kushtet teknike që kanë çuar aty, por pa e pasur si qëllim.

“Unë nuk jam marrë shumë me pjesën teknike, foni e ndriçim, këtë herë, por nga herët e tjera, di që forma e sheshit kërkon që ekranet “led uoll” të kenë një farë pjerrësise në mënyrë që të shihen në të gjitha anët e sheshit”, tha Gurra për “Gazetën Shqiptare”.

Myftiu i Tiranës shprehu keqardhjen për mënyrën si është perceptuar dhe rrëfeu se “unë kam marrë kërcënime me jetë” për shkak të imazheve që qarkullojnë dhe perceptimit të krijuar se myslimanët e mbuluan monumentin e Skënderbeut gjatë faljes se mëngjesit.

“Për këtë arsye, dua të jap një sqarim publik për gjithë vëllezërit katolikë që janë të ndjeshëm. Montimi i gjithë asaj skenës aty, e para punës është bërë natën. Çka do të thotë se është më e vështirë ta shohësh dhe më e vështirë të punohet. Teknikët e kanë gjykuar sicc po gjykohet atë strukturë”. Myftiu kujton se në disa koncerte të bërë në sheshin e ri, praktikisht Skënderbeu është fshehur dhe asnjëherë ska qenë e qëllimtë.

“Nuk ka pasur kurrësesi një qëllim as këtë herë, e kanë parë më të lehtë montimin e funksionimin e led-uolleve. Njëri prej led uolleve duhet të shihet nga zonjat që falen, e që kanë qenë në krah të djathtë. Ndaj ekranet duhet të kishn një farë pjerrësie. Por kurrësesi, theksoj, se nuk ka kurrsesi tendencë. Nuk ka sepse pasi edhe Bajramin e parë, falja u krye me monumentin aty”, tha myftoi.

Në përgjigje të interesimit të “GSH”, Gurra vërejti se monumenti i Skënderbeut ka qenë më i dukshëm në Bajramin e parë për shkak se ekranet kanë qenë ndryshe por asnjëherë sipas tij për myslimanët nuk përbën shqetësim prania e Skënderbeut në shesh. “Ne vendosëm disa ekrane më të vogla duke qenë se skeletet e struktura e bashkisë ishte më e vogël”.

I pyetur për reagimet, që shtrihen më thellë në histori, Gurra tha: “Nuk ka asnjë arsye fetare e qyetare që myslimanët të ushqejnë e të kenë iluzionet e mbulimit të heroit, të Skënderbeun, sepse nuk është kundër asnjë rituali, as të fesë”.

Ai shtoi se “në aspektin fetar nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pra falja të njihet e po ashtu nuk ka asnjë kundërshtim as në aspektin historik. Heronjtë kombëtar në çdo vend, kanë flijuar veten për kombin, apo kanë mbrojtur tërërsinë e kombit jo mbi baza fetare. Kjo e vërtetë është deri vonë. Myslimanë e të krishterë kanë qenë bashkë kur kanë shpallur pavarësinë. Unë ju kujtoj se verdiktin përfundimtar mbi llojin dhe përmbajtjen e flamurit e ka vendosur kryemyfiu i atëhershëm, Vehbi Dibra, në krah të Ismail Qemalit”.

Në fund, Ylli Gurra, u shpreh se “i shoh të nxitura e provokative, ose mbase më mirë të them, shoh një keqkuptim në perceptimin për faljen e sotme. Të gjithë, si ju, duhej të kishin pyetur si qëndron situata, pasi ne nuk kemi dashur të mbulojmë Skënderbeun. Nuk është justifikim ky i yni, por shpjegim. Ne do të falim aty edhe Bajramin tjetër që është në qershor, e nuk ka asnjë arsye për të mbuluar heroin. Nuk ka arsye për një dritëshkurtësi të tillë. Nuk kanë pse ta ushqejnë vëllezërit katolikë e ortodoksë këtë dyshim, pasi gjith sa është perceptuar sot, është perceptuar gabim”.

 

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Elbasan, drejtuesi i çiklomotorit shoqërohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan, drejtuesi i çiklomotorit shoqërohet me urgjencë në spital

17:36 | 11/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze
Aktualitet

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025
Vlorë, dhunuan me sende të forta të moshuarin, ndalohen 2 autorët me precedentë kriminalë
Aktualitet

Vlorë, dhunuan me sende të forta të moshuarin, ndalohen 2 autorët me precedentë kriminalë

21:42 | 09/10/2025
Next Post
Çmimi i Madh i Italisë, Hamilton realizon kohën më të shpejtë në provat e lira

Çmimi i Madh i Italisë, Hamilton realizon kohën më të shpejtë në provat e lira

Rrëfimi i Papës: “Ndodhem në një kafaz këtu në Vatikan, por jo në mënyrë shpirtërore”

Rrëfimi i Papës: "Ndodhem në një kafaz këtu në Vatikan, por jo në mënyrë shpirtërore"

(VIDEO) Krijesa e çuditshme që përbëhet nga organizma mikroskopike

(VIDEO) Krijesa e çuditshme që përbëhet nga organizma mikroskopike







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori
Sport

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

by mirseda
22:32 | 11/10/2025
0

Incident në qendër të Prishtinës. Teksa po luhet ndeshja Serbi-Shqipëri, një person ka shkrepur armën në ajër....

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

22:24 | 11/10/2025
Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

22:14 | 11/10/2025
Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

22:04 | 11/10/2025
Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

21:40 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com