Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Skënder Gega: Jeta është e mbushur me urrejtje, futbolli duhet të jetë “fair-play”

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Skënder Gega: Jeta është e mbushur me urrejtje, futbolli duhet të jetë “fair-play”

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega ka folur në konferencën për mediat para ndeshjes me Teutën. Historia tregon se të kuqtë pas një fitoreje në derbi gjithmonë kanë pasur një ecuri negative, por trajneri shpreson të prishë “syrin e keq”. Ndërsa sa i përket lojtarëve që meritojnë kombëtaren nga klubi i Partizanit, Gega është shprehur se nuk i pëlqen të ndërhyjë në kompetencat e Panuccit.

Suksesi në derbi ka rritur entuziazmin. Ndaj Teutës, e njëjta skuadër me grintë?

Është një ndeshje tjetër. Edhe pse, fitorja në derbi po 3 pikë na ka dhënë. Për fat të mirë, e kaluam me sukses, tani kemi një ndeshje të radhës, që duhet ta marrim po kaq seriozisht. Do mundohemi me të gjitha forcat, të japim të njëjtën performancë. Besoj se jemi në rrugën e duhur.

Mund të kalojë në eufori skuadra pas kësaj nisje?

Ne nuk kemi bërë ndonjë gjë të jashtëzakonshme, thjesht detyrën. Pastaj, sa pikë marrim, është diçka tjetër. Jam i kënaqur që ekipi po rritet. Nuk kemi hapësira për eufori. Është vetëm ndeshja e gjashtë.

Partizani ka pësuar vetëm 1 gol, sekreti?

Është një punë në grup, kolektive. Jemi me fat që kemi portierin më të mirë në Superiore. Është profesionist brenda e jashtë fushe. Bashkë edhe me ndihmën e ekipit. Jemi munduar edhe të sulmojnë, nuk kemi ndenjur vetëm në mbrojtje. Nuk jap garanci se nuk do pësojmë më gol, por mënyra se si luajmë, do jemi po aq të kujdesshëm.

Sa i druheni Teutës, pasi është ekipi i vetëm që ka mundur Skënderbeun?

Skënderbeu shkarkoi gjithçka që kishte kundër nesh. Ata dhanë maksimumin, krejt normale. Fati ishte me ta. E pashë takimin e Teutës ndaj Skënderbeut. Bëri një ndeshje shumë të mirë. Kanë një ekip të mirë, grup që luan mirë futboll. Do jemi gati të përgjigjemi në fushë.

Historia ka treguar që Partizani kur fiton një derbi, çalon në ndeshjen pasardhëse…

Shpresoj ta prishim syrin e keq, të mos vazhdojmë me këtë traditë. Kjo gjë duhet të korrigjohet. Kemi folur edhe me lojtarët për këtë gjë. Lojtarët e kanë shprehur këtë shqetësim. Është e pashmangshme, edhe presioni pozitiv. Kam jetuar disa orë me fitoren në derbi. Megjithatë, e njoh punën time, dhe na pret një sfidë e vështirë.

Si po punoni për të finalizuar më shumë?

Edhe fitorja minimale quhet fitore. Njerëzit më pas, kanë dëshira për shumë gola, kjo është normale. Për çdo trajner do ishte mirë të finalizohej sa më shumë. Jam i kënaqur, pasi loja në grup, në sulm, është mbështetur nga lojtarë që nuk janë tipik sulmues. Kjo më bën optimist, pasi të gjithë mundohen të bëjnë të dyja fazat e lojës. 3 pikët na japin qetësi, dhe na mban në grupin e pretendetëve.

Nga ana psikologjike, çfarë i duhet Partizanit për të fituar titullin?

E kam thënë, 99% e lojtarëve nuk kanë lidhje me “thatësirën” 25 vjeçare Partizanit pa fituar titull. Duhet të krijojmë historinë tonë, pa u shkëputur nga e kaluara. Nuk jemi ndeshur ende me të gjitha ekipet. Të shpresojmë të vazhdojmë kështu. Nuk është garanci që çdo ndeshje do ketë të njëjtën fytyrë.

Ju shqetëson fakti që nuk keni një lojtar goli?

Telushi, Asani, Mala, e bëjnë shumë mirë pjesën ofensive. Nuk mund të piketoj një lojtar goli sot. Te grupi im, dua që të gjithë të jenë afër portës e të shënojnë. Në përgjithësi, nuk e shohim te ekipet në Shqipëri.

Ocelli, ish-kapiteni i Partizanit, tregon disa arsye pse Partizani nuk është gati për titull…

Ish-futbollistët kanë status të veçantë. Nuk e kam lexuar intervistën e tij, por gjithësecili ka prizmin e vet nga i sheh situatat. Ekipet nuk kanë shumë disnivele. Kampionati ka shumë pretendentë, ne jemi një nga ato. Do ia lëmë kohës.

Do ketë rrotacion, nga ngjeshja e kalendarit?

Asgjë nuk kemi vendosur. Do shpërngulemi sot në Elbasan, larg zhurmës, fusha është e mirë. 15-16 lojtarë janë pretendentë për të qenë titullar. Është presion, por edhe kënaqësi ku kemi kaq shumë lojtarë për formacionin.

Kombëtarja rikthehet me ndeshjet e saj. A mendoni se Partizani ka lojtarë të denjë, për t’ia sugjeruar Panuccit?

Unë kam qenë vetë trajner i ekipeve kombëtare. Te Shqipëria U-21 kisha njerëz, që më jepnin referenca për moshat. Është kompetencë e Panuccit të përzgjedhë lojtarët. Në fakt, pa dashur të mbaj anën e Partizanit, sepse kombëtarja është e të gjithëve, mendoj se ka emra që mund të mbahen në konsideratë. Uroj që ai që punon mire të shpërblehet. Çdo sportist e ka ëndërr të veshë fanellën e kombëtares. Me aq sa e kam parë kombëtaren, por edhe kampionatin tonë, ka elementë që mund t’i bëjnë punë trajnerit Panucci. Megjithatë, zgjedhjet janë kompetencë e trajnerit kuqezi.

Si ia dolët që Telushi të marrë kaq pak kartonë te Partizani në mesfushë?

Është e vërtetë, unë e njoh prej kohësh Telushi. Kjo natyrë e tij i jep vlerë në fushë, por edhe duhet të menaxhosh. Sot ai është edhe prind, e sheh futbollin si profesion. Ekipi e njeh si lider, ka mbështetjen tonë. E ka kuptuar se duke marrë kartonë, dëmton ekipin.

Partizani më i “pjekur” këtë sezon. Nuk merret shumë me arbitrat..

Unë duhet të sillem mirë me ekipin, me publikun, me mediat. Jeta është e mbushur me urrejtje, dhe futbolli duhet të jetë “fair-play”. Ekipi është i pjekur. Kemi bashkëpunim të mirë, flasim hapur për të mirën e klubit.

TË LIDHURA

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit
Sport

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Thriller në Ballsh, Vllaznia i falet një autogoli ndaj Bylisit
Sport

Thriller në Ballsh, Vllaznia i falet një autogoli ndaj Bylisit

16:23 | 18/10/2025
Stojkoviç largohet nga drejtimi i Serbisë: “Arritëm një sukses historik me dy kualifikime radhazi.”
Sport

Stojkoviç largohet nga drejtimi i Serbisë: “Arritëm një sukses historik me dy kualifikime radhazi.”

09:33 | 18/10/2025
Next Post
Fier, i sekuestrohen 1 milion euro pasuri e paluajtshme trafikantit të drogës

Fier, i sekuestrohen 1 milion euro pasuri e paluajtshme trafikantit të drogës

Pogba vë në lëvizje gjithë botën me gjestin e tij kundër skllavërisë (Foto+Video)

Sulmi i radhës ndaj Pogba: Kampionëve të “Djajve” do t’u pastronte këpucët

Trump i frikësuar: Kaos nëse demokratët marrin kontrollin e Kongresit

Trump i frikësuar: Kaos nëse demokratët marrin kontrollin e Kongresit







JU REKOMANDOJMË

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

by mirseda
22:05 | 18/10/2025
0

Avokati U. Barjami është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në sallën e gjyqit, ku ka kërcënuar...

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

21:44 | 18/10/2025
Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

21:15 | 18/10/2025
“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

20:47 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com