Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, njëkohësisht drejtues politik në Qarkun e Shkodrës, shprehet se kryesocialisti Edi Rama ishte skenaristi i arrestimit të kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
I ftuar në një emision televiziv, përmes një lidhje me skype, Boçi tha se Rama thjesht po priste momentin e duhur për ta ‘eliminuar’ politikisht Veliajn, por dilemma ishte nëse do ta bënte para apo pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Sipas Boçit, një lëvizje e tillë e kreut të PS, erdhi në kohën kur opozita dhe PD kishte forcuar pozitat e saj, si forcë politike e besueshme.
Tashmë pas kësaj lëvizjeje, thekson Boçi, ajo e radhës e Ramës është heqja e opinionit në nivel ndërkombëtar, si marionetë e Soros.
Rama kishte dijeni, ishte përgatitësi i arrestimit të Veliajt. E ‘eliminoi’ përfundimisht politikisht dhe mbante momentin për ta sjellë. Kishte një zgjedhje momenti, nëse do e arrestonte para/pas zgjedhjeve. Veliaj për Ramës shihej si rival politik, edhe përtej jetës së përditshme. Është moment pikant i politikës shqiptare, dhe erdhi kur PD u shfaq si alternativë e besueshme për zgjedhjet. Edhe pse shenjat i kishte dhënë për arrestimin e Veliajt, e kishte zëvendësuar Veliajn në qarkun e Tiranës.
Rama e kishte parashikuar veten drejtues politik në Shkodër dhe 3 ditë para arrestimit të Veliajt, Tom Doshi shpalli kandidaturën e tij me një rivalitet me Ramën, por një projekt i para thënë për tërheqjen e Ramës nga Shkodra dhe për të justifikuar Veliajn në fushatën e Tiranës, çka u pasua me arrestimin e veliajt.
Alarmi i Ramës është shumë i madh dhe kërkon të heqë opinionin në nivel ndërkombëtar, sidomos në BE dhe SHBA, që tashmë është marionetë e Soros, dhe kërkon të nxjerrë një justidfikim për klasifikimin e tij si sorosian, kërkon të sakrifikojë një personazh në raport me Soros. Insitutcionet e tij që i ka në krah, si SPAK apo drejtësinë ta paraqesë jo si krijesë sorosiane, por si drejtësi që godëet vëllazërinë sorosiane.
Aktrimi i tij është kapje lajmi, e ka të vendosur brenda qëllimësisë së lëvizjes së caktuar. Veliaj është përdorur maksimalisht nga tutori i tij. Së pari përgatit rrugën e tij për në opozitë, për të mos pasur rival më. Veliaj kishte ndërtuar kështjellë brenda PS, e spostoi siç bëri me Tahirin. Rama s’ka ansjë lloj skrupulli, moral, politik e shoqëror. Është i gatshëm të shpëtojë veten e tij dhe produktin e tij.