Qytetarët në Tiranë kanë dal sot në protestë pas skandalit tek spitali i Onkologjikut, nga ku kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu.
Qytetarët ngrenë shqetësimin se në spitale ka mungesë të ilaçeve.
“A ka njeri këtu që dinjiteti mos të jetë shkelur. A ka marr kush këtu shërbim falas shëndetësor. Ne nuk na mbledhur rast i paprecedentë, rasti i vetëm i dikujt që ka prapavijë kriminale, na ka mbledhur rrjeti i hajdutëve, nga kryeministria, ministria, spitali, deri te roja që të vjedh. Ka dy vite jashtë pune, që shqiptarët të bredhin dyerve të spitaleve private. Ju e dini se nëpër spitale mungojnë ilaçet. Kërkojmë dorëheqjen e Kociut, dorëheqje për zinxhirin drejtues të QSUT. Mjekët të punojnë vetëm në një sektor, jo të na bëjnë ping pong. Plotësimi i spitaleve me branat që mungojnë dhe sigurimi i mjekimeve të krimoterapisë, të klasifikohet vrasje me dashje mungesa e mjekimit në spitale, lënia e pacientëve pa mjekim. Heqja e të drejtës së ushtrimit të profesionit për mjeket infermieret që me dashje u heqin pacientëve”, tha një protestues.