Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Skandali te Onkologjiku, Berisha akuza të forta ndaj Manastirliut dhe Enkelejd Jotit: Vodhën me tendera sekrete paratë e ilaçeve për të sëmurët

2 vjet ago
in Aktualitet, Politikë
Skandali te Onkologjiku, Berisha akuza të forta ndaj Manastirliut dhe Enkelejd Jotit: Vodhën me tendera sekrete paratë e ilaçeve për të sëmurët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një fjalim para mbështetësve të tij të mbledhur poshtë banesës së tij. Berisha foli edhe mbrëmjen e sotme në lidhje me skandalin e spitalit onkologjik. Kreu i PD-së u shpreh se në çdo spital të administratës korruptive të Edi Ramës gëlon, nxin korrupsioni dhe vetëm korrupsioni. Ai më tej shtoi se kjo ndodh sepse bajlozi i zi i vjedhjes dhe korrupsionit është Edi Rama.

Berisha më tej tha se qytetari dixhital shkruan se Joti, Veipi dhe Ndrikull Hajnia kanë vjedhur 100 përqind me tenderat sekrete paratë e ilaçeve për të sëmurët e Spitalit Onkologjik. Sipas tij ata kanë porositur, nuk kanë marrë asnjë ilaç dhe kanë futur në xhep paratë sikur ilaçet kanë ardhur.

Fjala e plotë:

Miqtë e mi, sot çdo njeri i madh dhe i vogël pavarësisht edhe nga bindjet e tij është i tronditur thellësisht me ato që mediat kanë paraqitur mbi gjendjen katastrofale të vëllezërve, motrave, nënave, baballarëve, fëmijëve, të rriturve në Spitalin Onkologjik të vendit. Unë ju garantoj ju se në çdo spital të administratës korruptive të Edi Ramës gëlon, nxin korrupsioni dhe vetëm korrupsioni. Kjo sepse bajlozi i zi i vjedhjes dhe korrupsionit është Edi Rama.

Unë jam këtu sot, do të më lejoni të lexoj para jush sonte një denoncim të qytetarit dixhital të bërë me 8 qershor 2020 dhe të publikuar në të gjitha portalet kryesore të vendit. Qytetari dixhital shkruan se Joti, Veipi dhe Ndrikull Hajnia kanë vjedhur 100 përqind me tenderat sekrete paratë e ilaçeve për të sëmurët e Spitalit Onkologjik. Pra, kanë porositur, nuk kanë marrë asnjë ilaç dhe kanë futur në xhep paratë sikur ilaçet kanë ardhur. Këtu më poshtë është postimi i plotë. E kam publikuar në atë kohë si ‘breaking news’.

“Të sëmurët me kancer mbeten pa radioterapi! Mafiozët Joti dhe Veipi likuidojnë substanca radioaktive që nuk kanë ardhur në Shqipëri! Parate e tyre vidhen me tendera sekrete!
Të sëmuret me kancer mbeten pa radioterapi. Katër punonjës që nuk pranojnë presionin që të firmosin krimin japin dorëheqje ose shkarkohen nga detyra nga mafiozet Joti dhe Veipi, të cilët kanë mbështetjen e Ndrikull Hajnise apo Korbës së Kovidit, siç është Manastirliu.

Doktor, më thotë qytetari, kam një lajm urgjent. Rezart Veipi, drejtor i IT dhe inxhinierisë klinike në dhjetor përzuri shefin e sektorit të inxhinierisë klinike Ardit Çaushi. Arditi nuk firmoste kontratat sekrete me Fedosin për materialet radioaktive. Sektori në fjalë ishte pa shef dhe likuidimet e materialeve radioaktive i firmoste Rezart Veipi sikur ato kishin ardhur, por në të vërtetë kontratat ishin sekrete dhe asnjë miligram nuk kishte ardhur në Shqipëri. Asnjë ilaç nuk ishte futur në territorin e Shqipërisë.

Ne vazhdimësi nga janari në prill, pagesat i firmosi Rezart Veipi. Pas denoncimit nga qytetari dixhital, se kisha bërë një denoncim të mëparshëm, Rezart Veipi dhe Enkelejd Joti ushtruan dhune verbale tek vartësit që nuk firmosnin. Shefja e radiologjisë, Drilona Kishta nuk pranoi se ka paraqitur dorëhëqjen pikërisht për këtë arsye.

Dhuna verbale vazhdoi dhe me shefen e teknologjisë së informacionit që nuk pranoi të firmosë tenderat sekrete fiktive. Enkelejd Joti, Rezart Veipi e hoqën nga puna. Shikoni mor çfarë barbarësh. E hoqën edhe nga puna edhe zonjën Belina Hoxhën që nuk firmoste, shefe e teknologjisë së informacionit. Ndërkohë në të tille situatë edhe Majlinda Shehu, drejtoreshe juridike largohet vetë nga ky llum. Ndrikull Hajnia është informuar disa herë, por ajo ndan paratë me ta.

TË LIDHURA

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare
Aktualitet

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut
Politikë

Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

10:56 | 10/03/2026
Vrasja e biznesmenit Nikulaj, portugezi paraqitet në Gjykatën e Lezhës!
Aktualitet

Vrasja e biznesmenit Nikulaj, portugezi paraqitet në Gjykatën e Lezhës!

10:47 | 10/03/2026
Next Post
Zyrtare, Keidi Bare largohet nga Spanja pas katër vitesh

Zyrtare, Keidi Bare largohet nga Spanja pas katër vitesh

SPAK, pushon për herë të dytë kallëzimin e Olsi Ramës kundër Bardhit. Vëllai i Ramës u njoh sot me vendimin

SPAK, pushon për herë të dytë kallëzimin e Olsi Ramës kundër Bardhit. Vëllai i Ramës u njoh sot me vendimin

Kapet karrotreci nga Britania me 111 mijë paund në Portin e Durrësit, shoferi nën hetim, dyshohen para krimi

Kapet karrotreci nga Britania me 111 mijë paund në Portin e Durrësit, shoferi nën hetim, dyshohen para krimi







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi
Bota

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi

by mirseda
11:32 | 10/03/2026
0

Pesë lojtare të ekipit kombëtar iranian të futbollit për femra kanë marrë viza humanitare nga qeveria australiane...

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

11:20 | 10/03/2026
Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

10:57 | 10/03/2026
Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

10:56 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com